Bashkia e Roskovecit ka nisur një fushatë për dhurimin e veshjeve dhe ushqimeve në ndihmë të familjeve në nevojë.
Stafi i bashkisë do të kontribuojë me ndihma materiale për t’i dhuruar sadopak lumturi e dashuri atyre familjeve që janë në vështirësi ekonomike.
“Duke besuar në shpirtin tuaj të dlirë, duam që t’i bashkoheni edhe ju sadopak nismës sonë. Bashkimi përbën forcën, ndaj të gjithë ne MUNDEMI. Ne jemi të vegjël, por së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha. Nëse keni dhe ju diçka për të dhuruar, ejani pranë ambienteve të Këndit të BE-së, pranë Qendrës Social Komunitare”, thuhet në njoftimin e bashkisë. /a.meta