Evertoni ka konfirmuar se Wayne Rooney do të ketë fanellën me numrin dhjetë në sezonin e ri.
31-vjeçari ka kompletuar rikthimin në Goodison Park të dielën, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare pas largimit nga Manchester Unitedi.
Ai kishte bartur fanellën me numrin dhjetë gjatë shumicës së kohës sa ishte tek Unitedi.
Rooney kishte debutuar për Evertonin në vitin 2002 në moshën 16-vjeçare dhe kishte shënuar 17 gola para se t’i bashkohej Unitedit, përgatiti Koha. (b.an)