• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldo përmirëson fare pak statistikat e golave me një vit më mbarë

by Java News
11/02/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në këtë fazë, portugezi kishte shënuar 21 gola edicionin e kaluar. Ndërsa këtë sezon, me het-trikun kundër Real Sociedad ka shkuar në 23 finalizime në të gjitha garat.

Edhe përkundër se nuk po kalon një sezon të mirë, Cristiano Ronaldo tashmë ka shënuar më shumë gola se edicionin e kaluar deri më datën 11 shkurt.

Me tre golëshin kundër Real Sociedad, ai ka shkuar në 23 finalizime: 11 në La Liga, 9 në Champions League, 2 në Kupën e Botës për Klube dhe 1 në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Deri në këtë fazë sezonin 2016/17, Cristiano numëronte 21 gola, nëse përfshihet edhe ai që shënoi më 11 shkurt kundër Osasunës, shkon 22. CR7 kishte shënuar deri atëherë 14 në La Liga, 2 në Champions League, 1 në Kupë dhe 4 në Kupën e Botës për Klube. Cristiano e përfundoi sezonin me 42 gola.

Pozicioni i Real Madridit, tashmë jashtë Kupës së Mbretit dhe pothuajse jashtë garës për titullin e Spanjës, e tregon më së miri sezonin që po kalon Cristiano Ronaldo.

Ndryshe nga La Liga, ai në Champions League ka shënuar 9, duke thyer rekord historik – lojtari i parë dhe i vetëm që shënon gol në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve.

Pavarësisht se deri në këtë fazë ky sezon me statistika po del të jetë më i mirë se ai i kaluar, Ronaldo është më i dobët në finalizime. Edicionin e kaluar i shënoi 21 gola pas 108 goditjeve (deri më 11 shkurt), ndërsa këtë vit, ai ka shutuar 136 herë, dhe ka marrë vetëm dy gola më shumë: 23.

Portugezi nuk ka pasur edhe shumë fat, duke goditur shpesh shtyllën, ndërsa nuk luajti fare në katër ndeshjet hapëse të kampionatit për shkak të suspendimit me pesë ndeshje, njërën e vuajti në Superkupë në “Santiago Bernabeu” kundër Barcelonës. Aktualisht Ronaldo numëron 11 gola në La Liga dhe ka arritur të hyjë në mesin e 5 më të mirëve.

Leo Messi është i pari me 21 gola, i ndjekur nga Suarez me 16 – që të dy mund të thellojnë diferencën kur sot të përballen me Getafen.

Iago Aspas zë vendin e tretë me 15 dhe sulmuesi i Gironas, Cristhian Stuani, në të katërt me 12, një më shumë se Cristiano Ronaldo, përgatiti ”Gazeta Express”.

Next Post
Izet Haxhia sërish mesazh Berishës para ekstradimit: Tradhtar që të mbrojta jetën

Izet Haxhia sërish mesazh Berishës para ekstradimit: Tradhtar që të mbrojta jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
“Meta kryetar i opozitës”, zëdhënësi i Presidentit del hapur: Më mirë opozitar, po bëhemi gati kundër bandës dhe tiranisë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In