• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ronaldo ose djaloshi që do të bëhej mbret

by Java News
07/05/2022 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do të keni ndonjëherë fatin të shkoni në Madeira të Portugalisë, do të mahniteni menjëherë. Magjespja është e pashmangshme, sepse pista e aeroportit Funçal buzë OqeanitAtlantik, renditet rregullisht si një nga më të rrezikshmet në botë.

Pilotëve u duhet një trajnim shtesë për t’u ulur atje, pasi trajektorja merr një kthesë të fortëpak përpara zbritjes përfundimtare, ndërsa forma e ishullit krijon rrym të forta ajrore që mund të shkaktojnë rrotullime të paparashikueshme të avionëve në momentet më të papërshtatshme.

Një fushë futbolli kërkon pak më pak hapësirë ​​sesa një pistë avionësh, por të krijon ndjesinëse çdo gjë që përfshin edhe pak tokë të sheshtë në një ishull vullkanik, ka një kosto të lartë. Gjetja e hapësirës për të luajtur futboll nuk është gjithmonë e lehtë.

Kristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985 në Sao Pedro dhe u rrit në Santo Antonio, një lagje e thjeshtë pak më shumë se 2 kilometra larg Funçal, 5 minuta me makinë larg bregut të detit, por në 330 metra lartësi mbi nivelin e detit.

Turistët shkonin shpesh atje për një pamje panoramike të qytetit. Tani ata shkojnë atje për të parë kalldrëmin ku ecte dikur Ronaldo këmbëzbathur. Nëna e tij Maria Dolores, kuzhinierenë profesion, dhe babai Hoze Dinis, kopshtar, kishin tashmë 3 fëmijë kur ajo mbeti shtatzënë. Në një libër të disa viteve më parë, Dolores zbuloi se ajo i kishte kërkuar mjekut që taabortonte, dhe pasi ishte refuzuar u përpoq ta zgjidhte ndryshe problemin duke nisur të pijë, por fëmija mbijetoi.

“Zoti nuk donte që të ndodhte, u bekova me këtë djalë, dhe Zoti nuk më ndëshkoi”– deklaroi ajo në një dokumentar vite më vonë. Kur lindi Ronaldo, i quajtur sipas presidentit të atëhershëm amerikan, Ronald Regan, futbolli do të ishte gjithnjë pjesë e jetës së tij.

Babai i tij punonte me kohë të pjesshme si ndihmës i Andorinha, ekipit lokal të futbollit, dhe bëri si kumbarin e të birit një nga lojtarët e ekipit, Fernao Barros Souza. Edhe pse ai dhe Dinis gati e humbën ceremoninë e pagëzimit të të birit, pasi atë ditë kishin ndeshje në anën tjetër të ishullit.

Prifti pranoi të vazhdonte me ceremoninë, dhe kur u rrit Ronaldo filloi të shkonte me babanë e tij për të parë kumbarin e tij duke luajtur. Dinis kujdesej ndër të tjera edhe për topat. NdajRonado kishte gjithmonë një top në këmbët e tij, dhe përpiqej të kopjonte lëvizjet e Fernaosdhe shokëve të tij të skuadrës.

Në shtëpi, ishte shumë e qartë se përse prindërit e Ronaldos kishin planifikuar të kishin vetëm tre fëmijë. Të katër fëmijët flinin që të gjithë një dhomë, ndërsa prindërit e tyre flinin në dhomën tjetër. Për ta nuk kishte dhurata apo lodra për Krishtlindje.

Kur më në fund nisi të luante për ekipin e të rinjve të klubit në moshën 8-vjeçare, ai ishte tashmë lojtari më i mirë në fushë, por ishte një fëmijë me shumë sedër. Ai qante kur humbninndeshjen, kur kishte ndonjë zënkë, apo kur nuk ia pasonin topin.

Shokët e tij të skuadrës i vunë nofkën “djali qaraman”. Në shkollë, një mësues e tallte vazhdimisht. Në kundërpërgjigje Ronaldi e goditi me karrige, gjest për të cilin u përjashtuanga shkolla. Ai vazhdoi t’i përkushtohej futbollit. Shumë shpejt fitoi një pseudonim tjetër në Andorinha.

Për shkak të shpejtësisë dhe shkathtësisë së tij, nisën ta quanin “Abelhinha” (bleta e vogël). ‘Bleta e vogël’ filloi të rritet, dhe fluturoi poshtë kodrës për të luajtur për Nacional, klubi më i madh i Madeiras, ku aftësitë e tij bënë për vete të gjithë sportdashësit.

Edhe pse Ronaldo ishte aq i aftë sa mund të ishte një 15-vjeçar, mjekët vunë re se rrahjet e zemrës në qetësi i kishte shumë të larta. “Para se të mësonim me saktësi se çfarë kishte, unë isha e shqetësuar, pasi ekzistonte mundësia që ai të hiqte dorë nga futbolli”– kujton nëna e tij.

Megjithatë, mjeket ishin në gjendje të gjenin një procedurë kirurgjikale që do të rregullonte problemin, duke djegur një zonë të indeve të zemrës që po i shkaktonte një ritëm të parregullt. Shërimi i tij ishte thuajse i menjëhershëm. Ai nuk qëndroi asnjë natë në spital, dhe u rikthye në stërvitje që në fund të asaj jave.

Problemi ishte reduktuar nga përfundimi i mundshëm i karrierës, në jo më keq sesa një ftohje e vogël. Ishte një psherëtimë lehtësimi për gjithë familjen e tij, jo vetëm sepse kishte mbijetuar, por edhe sepse nuk kishte ndërprerë një karrierë futbollistike që sapo kishte filluar të jepte frytet e veta.

Tre vite më herët, koordinatori i të rinjve të Sporting, Lisbonës, Aurelio Pereira ishte vënë nëdijeni për talentin e veçantë të Ronaldos. Dhe kur Nacional u përpoq të paguante një borxh prej 25.000 eurosh përmes ofrimit të disa lojtarëve, ai ishte një prej tyre. “Unë e pashë atë në2 raste dhe u sugjerova drejtuesve të klubit transferimin e tij”– kujton Pereira.

“Të gjithë fëmijët e tjerë më të mëdhenj se Kristiano e ndjenin që ai ishte atje me ta, se ishte ndryshe nga ata, i jashtëzakonshëm”- shton Pereira. Duke lënë pas Madeiran, Ronaldofilloi rrugëtimin e tij në botën e futbollit. Askush, madje as Pereira, nuk mund ta parashikonte se sa larg do të shkonte, pergatiti Tema.

Next Post
Gjekmarkaj reagon për zgjedhjen e presidentit të ri: Kriteret s’mund ti dirigjojë një person që…

Gjekmarkaj reagon për zgjedhjen e presidentit të ri: Kriteret s’mund ti dirigjojë një person që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In