Cristiano Ronaldo shpreson që ta fitojë për herë të tretë Kupën e Botës për Klube
Real Madridi ende nuk ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube, ndeshje të cilën do ta zhvillojë me 15 dhjetor, shkruan Gazeta Express.
Ylli i “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo, thotë se janë të motivuar dhe duan të shpallen ekipi më i mirë në botë.
“Kupa e Botës për Klube është një kompeticion madhështor dhe unë kam qenë me fat që e kam fituar dy herë”, tha fillimisht Ronaldo.
“Natyrisht se dua ta fitojë për herë të tretë, nuk po shkojmë në Japoni për pushime. Ne shkojmë atje të motivuar dhe me besimin për t’u shpallur ekipi më i mirë në botë”, shtoi portugezi, përgatiti ”Express”. (b.an)