Organizata ‘Save the Children’ ka hedhur poshtë lajmin se Cristiano Ronaldo ka dhuruar 7 milionë euro për fëmijët e prekur nga tërmeti në Nepal.
Ata falënderojnë Ronaldon për përkrahjen e vazhdueshme, por thonë se lajmi se Ronaldo ka dhuruar 7 milionë euro është fals.
“Ambasadori i Save the Children, Cristiano Ronaldo e ka ngritur zërin e tij për fëmijët anë e mbanë botës dhe për ata në Nepal po ashtu. Por lajmet e fundit për donacionin e tij janë false. Ne falënderojmë Ronaldon pasi ka ndikuar shumë të njerëzit tjerë që të ndihmojnë fëmijët dhe familjet e prekura në Nepal”, thuhet në njoftimin e ‘Save the Children’









