• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja i shpall luftë SHBA-së dhe BE-së edhe në nivel lokal

by Aalison Pearse Stevens
01/07/2016 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fryma anti-perëndimore duket se nuk ka prekur vetëm kupolën e lartë drejtuese të PD-së, por ajo duket se po zgjerohet edhe në nivele të larta drejtuese të degëve të PD-së në rrethe. E lindur si parti që aspironte të ndryshonte rrjedhën e historisë duke i dhënë Shqipërisë profilin e munguar perëndimorë, PD-ja duket se tashmë gjendet në ditët më të errëta të historisë së saj, duke u kthyer në partinë më anti-perëndimore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Mjaft kryetarë degësh të PD-së, çdo ditë e më shumë, po sulmojnë SHBA-në dhe BE-në, duke i kërcënuar madje të mos kalojnë cakun. Mjafton të shikosh disa prej statuseve sociale të krerëve të PD-së në rrethe, për të kuptuar se PD-ja që në qendër deri në bazë, po profilizohet si një parti anti- SHBA dhe anti- BE. Në krye të luftës kundër armiqeve të jashtëm, është vënë Kryetari i degës së PD-së, Shkodër, Ramiz Çobaj dhe ai i Lushnjes, Myslim Murrizi. Këta të dy duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadorëve në Tiranë për Reformën në Drejtësi, dhe dokumentit që përfaqësuesi i SHBA-së dhe BE-së kanë dërguar në Kuvend, përmes një reagimi në rrjetet sociale, u kërkojnë atyre që të mos e kalojnë cakun.

Kreu i PDsë në Shkodër, Ramiz Çobaj, i kujton ambasadorit amerikan Lu dhe as asaj të BE-së Vlahutin që të rrinë si miq në Shqipëri dhe të mos përzihen në çështje që, sipas tij, nuk i takojnë.

“Këta ‘miqtë’ na janë bërë edhe zot shtëpie dhe ne jemi kthyer miq në shtëpinë tonë. Dikush duhet t’u kujtojë këtyre “Guvernatorëve të paemëruar”, se janë miq, i çmojmë si miq dhe si të tillë mund të na japin vetëm këshilla. I zoti i shtëpisë e di se ku i pikon çatia’ dhe ne shqiptarët e dimë mirë, e mezi po presim ‘të riparojmë çatinë’ tonë. Është e vërtetë se në të drejtën zakonore (Kanuni i Lekë Dukagjinit, por jo vetëm ky), ‘shtëpia asht’ e Zotit dhe e mikut’, por deri më sot, mikut nuk i është liruar asnjëherë ‘qoshja e zotit shtëpisë’, shkruan kryetari i degës së PD-së në bashkinë më të madhe të veriut. Imagjinoni çfarë ilustrimi me kanunin në një vend që aspiron të ndërtojë shtet ligjorë dhe të bëjë Reformë në Drejtësi.

Ndërsa kreu i PD-së në Lushnje, Myslim Murrizi, në reagimin e tij shprehet akoma dhe më ashpër. Ai ndryshe nga Çobaj thekson se ambasadorët janë punonjës të vendeve të tyre dhe nuk kanë pse të marrin mbi supe përgjegjësi që nuk i takojnë.

“Kush i ka miq le t’i respektojë si miq, ata janë punonjës të administratës së ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe këtu janë në punë. Ka prej tyre që kanë qenë me punë edhe në shtete tjera dhe si ka parë njeri as kur kanë shkuar as kur kanë ikur. Nuk ka shqiptar që nuk i njeh prej 26 vitesh ambasadorët e Amerikës, të BE-së dhe KE-së, edhe pse jo rrallë kanë qenë nga vende inferiore që nuk i gjen as në harta ushtarake. Po të pyes a i njohin qytetarët italianë ambasadorët? Po grekët? Po malazezët? Se nuk po pyes për anglezët, gjermanët apo francezët. Po në vendet e tyre a i njeh njeri këta përveç kolektivit që punojnë?”, shprehet Murrizi.

Në vijim të reagimit të tij, kreu i PDsë së Lushnjës, fajëson politikanët shqiptarë që i kanë dhënë ambasadorëve rol më të madh se ç’u takon.

“Servilizmi i klasës politike Shqiptare ka bërë që këta të ndihen e të sillen si protektorë jo guvernatorë. Dhe ky servilizëm vjen nga hajdutllëku e si të zënë në faj respektojnë nga halli ose ndajnë peshqeshe me këta punonjës diplomatë të vendeve të ndryshme që të mbulojnë horrllëkun e tyre para syve të botës”, shkruan Murrizi. Siç vihet re qartazi, asnjëherë në historinë post komuniste nuk ka pasur një frymë më antiperëndimore se kjo që po manifeston PD-ja, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

ma.me

murrizi

Next Post

Letra e Sigurimit të Shtetit për Pëllumb Kullën: Pse u shkarkua si regjisor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In