Forma e jashtëzakonshme e Cristiano Ronaldos në Ligë të Kampionëve vazhdoi edhe të martën mbrëma, gjersa portugezi e barazoi edhe një rekord tjetër duke shënuar ndaj Paris Saint-Germainit.
Ylli i Real Madridit shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 51-të në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales kundër PSG-së në “Parc des Princes”, transmeton Express.
Me një goditje të fuqishme me kokë pas harkimit nga Lucas Vazquez, Ronaldo shënoi gol për të nëntën ndeshje më radhë në Ligë të Kampionëve, duke e barazuar rekordin e vendosur nga ish-ylli i Manchester United, Ruud van Nistelrooy, mes 2002 dhe 2003. (b.an)