Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinho, do të garojë për Senat në Brazili në zgjedhjet e 2018-s.O Globo raporton se fituesi i Topit të Artë do të garojë për Senat vitin e ardhshëm si anëtar i partisë Social Christian Party, transmeton Express.
Ronaldinho është duke pritur për Jair Bolsonaro që ta bëjë zyrtare kandidaturën e tij, e cila do të ndodhë në mars të 2018-s, por tashmë është fotografuar me politikanin, duke pozuar me librin e tij.
Ronaldinho do të kandidojë në zgjedhje në shtetin Minas Gerais, raporton O Globo. (b.an)