Këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka prerë flokët e saj të veçanta ‘rasta’ pas një kohë shumë të gjatë.
Ajo ka befasuar të gjithë duke publikuar një fotografi në rrjete sociale në të cilën shihet se ka prerë flokët dhe i mban ato në duar.
Ky veprim, siç ka njoftuar këngëtarja është bërë pas 13 vjetësh.
Rona Nishliu është këngëtarja që deri tash i siguroi Shqipërisë plasmanin më të lartë në Eurovision duke e renditur në vendin e pestë më 2012.