• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Romeo Karaj: Eliminimi im nuk zgjidh punë, dosjen ‘CEZ’ e dorëzova te vendet partnere

by A R
03/02/2017 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi i OSHEE, Romeo Karaj, njeriu që hodhi dritë mbi paraskenat e privatizimit të OSSH, i ka paraprirë një tentative të mundshme për të eliminuar nga njerëzit që ka ‘fundosur’ me dëshmitë e tij për skandalin më të rëndë në 25 vitet e fundit.

Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Romeo Karaj, shprehet se dosjen e skandalit ‘CEZ’, me dokumente dhe prova kundër ish-qeveritarëve të atëhershëm, e ka ‘siguruar’, duke e dërguar në disa shtete të huaja, përfshirë edhe vendet partnere. Në këtë kuadër, Kara thotë se eliminimi i tij nuk do t’i zgjidhte punë askujt.

Po ashtu, Romeo Kara, ka pohuar se është i gatshëm për të dëshmuar para organeve të drejtësisë për aferën e shitjes së OSSH nga qeveria ‘Berisha’ kompania çeke ‘CEZ’. Juristi i OSHEE ka komentuar edhe lëvizjen e fundit të Shkëlzen Berishës, i cili shmangu dëshminë e tij para komisionit hetimor, duke mos pranuar të betohej se do të thoshte të vërtetën.

-Shkëlzen Berisha, ashtu si ish-kryeministri Sali Berisha, refuzoi të bënte betimin para komisionit hetimor parlamentar se do të thoshte të vërtetën për çështjen CEZ. Pse dy personazhet në fjalë po tentojnë t’i shmangen dëshmisë para komisionit hetimor?

Së pari, Sali Berisha është ligjërisht personi kryesor përgjegjës në lidhje me problemet e hasura përgjatë procesit të privatizimit të OSSH si dhe për dështimin e këtij procesi. Procesi i privatizimit të OSSH është monitoruar direkt nga qeveria Berisha si dhe është administruar me anë të dy VKM të dala në vitin 2008 posaçërisht për këtë proces. Pra, qeveria ka qenë aktori kryesor ligjor në këtë proces. Nga provat rezulton se drejtuesi i qeverisë, me anë të ndërmjetësve, paska qenë edhe aktori kryesor joligjor në këtë proces. Në një rast të tillë është e kuptueshme që ata nuk duan të prononcohen apo të prononcohen sa më pak që të jetë e mundur, pasi çdo fjalë e thënë mund të përdoret kundër tyre. Kjo taktikë i shkon për shtat keqbërësve apo rolit të të pandehurit. Nëse berishët do ta ndjenin veten të pastër dhe të paimplikuar në proces ata patjetër që do të mbanin një qëndrim tjetër. Ky qëndrim dëmton akoma më tepër imazhin e tyre.

-Shkëlzen Berisha vuri në dyshim vërtetësinë e provave që disponon komisioni për lidhjet me Nuel Kalaj. A është i manipuluar e-maili që ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i dërgonte nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, duke e informuar rreth takimit të planifikuar me ish-kryeministrin Berisha dhe të birin e tij?

Ai e-mail është i pacënuar dhe i pamanipuluar. Është një e-mail që na është ofruar së bashku me shumë e-maile të tjera nga pala çeke nëpërmjet Clifford Chance, të cilët na i kanë përcjellë ne me shkresë zyrtare shoqëruese. E-maili është i vërtetë, Nuel Kalaj është i vërtetë dhe paratë që ka tërhequr Nuel Kalaj janë të vërteta. Nuk jemi në ëndërr por në zhgjëndërr.

-Sipas jush, çfarë masash duhet të marrë komisioni hetimor?

Pamë me zë dhe figurë se si Berisha i vogël në vazhdën e Berishës së madh, me refuzimin për të bërë betimin, përpara komisionit hetimor parlamentar, konsumoi veprën penale të “Refuzimit për të dëshmuar” të parashikuar nga nenet 307 dhe 310 të Kodit Penal si dhe në nenin 165 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Ligjërisht, komisioni hetimor parlamentar duhet t’ia referojë këto dy raste si dhe rastin e Nuel Kalaj, prokurorisë, e cila duhet të filloje procesin penal për shkeljen e mësipërme.
Sipas përcaktimeve ligjore, në lidhje me konsumimin e kësaj vepre penale, parashikohen sipas rastit dënim me gjobë dhe deri në katër vjet burgim. Kot nuk thonë që njeriu plaket duke nxënë. Shpresojmë që edhe Berisha i madh të mësojë më në fund që të respektojë ligjin. Le të presim se si komisioni do ta administrojë këtë sfidë.

-Ju keni folur për një dosje, të cilën do ta referoni në prokurori nëse komisioni hetimor nuk i shkon deri në fund kësaj çështje. Çfarë përmban kjo dosje dhe kë do të kallëzoni konkretisht, gjithnjë nëse komisioni hetimor nuk do ta referojë dosjen në organin e akuzës?

Dosja së cilës unë i referohem dhe e cila i është dorëzuar komisionit hetimor parlamentar, përmban një opinion të saktë ligjor, i cili përshkruan të gjitha shkeljet ligjore dhe dëmin ekonomik në lidhje me procesin e privatizimit të OSSH. Ky opinion shoqërohet me provat dhe faktet përkatëse në lidhje me shkeljet e konstatuara. Padyshim që unë nuk kam as kohë dhe as ndërmend të tallem me veten, familjen dhe opinionin publik. Nëse komisioni parlamentar dështon unë kam të drejtat e mia kushtetuese për të iniciuar vetë një proces penal lidhur me procesin e privatizimit të OSSH. Shpresoj që komisioni të përfundojë me sukses punën e tij dhe të mos jetë i nevojshëm ky hap nga ana ime.

-Besoj se jeni i vetëdijshëm se me dëshminë tuaj keni atakuar drejtpërdrejt familjen Berisha. A keni frikë për jetën tuaj dhe çfarë masash keni marrë?

Unë kam atakuar çdo person të përfshirë në shkeljet e vëna re në procesin e privatizimit të OSSH. Nuk është faji im se aty del i pari Berisha. Jam i vetëdijshëm për pozitën aktuale të tyre si dhe për veprimet që ata mund të ndërmarrin karshi meje. Megjithatë jam i lire prej çdo frike në aktivitetin tim dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem për asnjë arsye. Ju siguroj se dosja është e siguruar në disa vende dhe kështu që edhe një eliminim i imi nuk i zgjidh punë kurrkujt.

-Kur thua që dosjen e ke ‘siguruar’ në disa vende, e ke fjalën edhe për vendet partnere, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Mundet.

-Nëse organet e reja antikorrupsion që do të ngrihen, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, do ta hapin dosjen ‘CEZ’, a jeni gati të dëshmoni për llogari të hetimeve të tyre?

Pa dyshim që jam i gatshëm.

1. Dëshmia e parë e Romeo Karaj
“Në dokument del se Nuel Kalaj ka hyrë në këtë valle pasi dështoi një person tjetër me origjinë kosovare, Hamza Merxhani, i cili jeton në Çeki, sipas të dhënave që kemi ne dhe kërkimeve tona, dhe ka dështuar në vitin 2005 për të ndërhyrë në lidhje me privatizimin e OSSH-së, apo KESH-it që ishte në atë kohë, në favor të CEZ-it.

Me ndërrimin e qeverisë, ka futur në lojë apo ka ftuar Nuel Kalajn, i cili paska lidhur, sipas kësaj letre, një kontratë tremujore për të lobuar pranë qeverisë shqiptare me një sous-estimer të përcaktuar atje, ka ardhur ne vjeshtën e vitit 2006 në Shqipëri, thuhet, ka pasur lidhje të forta me kryeministrin, ka takuar ministrin e linjës, Genc Ruli, ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin në këtë material që unë kam. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë brenda një muaji kryeministrin Berisha… Kështu e thotë letra dhe kështu e thonë edhe e-mailet e tjera që unë kam gjetur, të cilat do t’jua ofroj juve…”.

2. Deklarata e Nuel Kalajt
“Me Shkëlzen Berishën nuk kam asnjë lidhje. Nuk i kam premtuar askujt organizimin e takimeve me të. Me ish¬kryeministrin Berisha jam takuar si pjesë e delegacionit të CEZ¬it, kur ata kanë ardhur në Tiranë. E gjithë veprimtaria ime ka qenë në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe të Çekisë ku zhvillon aktivitetin e saj kompania CEZ. Nuk kam negociuar, por kam pasur një kontratë për të mbledhur informacionet e nevojshme për nevojat që kjo kompani kishte në Shqipëri”.

/a.m.

Next Post
“I kam lavdëru atletet e tua, do e kesh klient”, kodet e shpërndarësve të heroinës

Pranga edhe zyrtarit të lartë të Policisë në Tepelenë, priten të tjera arrestime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In