Sali Berisha ka qenë ndër të parët, që ka komentuar vendimin për Saimir Tahirin.
Ai e ka konsideruar si skandal, vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Por, mes komenteve të shumta në adresën e tij, Sali Berishës i ka shkruajtur edhe juristi Romeo Kara, që ka disa çështje të hapura me të dhe familjen e tij.
Ai e akuzon Berishën se po i shmanget gjykimit për mega aferën “CEZ”, për të cilën juristi thekson se i ka të gjitha provat që dëshmojnë implikimin e tij në këtë skandal, por dhe të presidentit aktual Ilir Meta.
“Bashkohem plotesisht me mendimin tend qe narkoprokuroria luan me provat.
Per mendimin tim, prokuroria edhe e shmang veten me qellim nga investigimi dhe marrja e provave.
Prokuroria ka shume me gjate se procesi i Tahirit qe mban peng procesin e privatizimit te OSSH-se te bere mysybet nga vete ti.
Eshte kjo prokurori qe pretendon se nuk po gjen dot Nuel Kalajn, qe mori 6.8 mil euro qe fluturuan teresisht nga banka menjehere pasi u krye privatizimi në qershor 2009.
Kur do behesh të pakten burre sa Tahiri, e të kerkosh vete qe ceshtja të shkoje ne gjykate?
Te ceshtja e dyte do kemi dhe Liken dhe nuk do jesh vetem.
Provat per ty i kam une, keshtu qe mos e ki merakun e prokurorise.
Kush ka pak mend në koke e kupton shume mire se sa i lumtur je ti qe nuk u denua Tahiri.
Shfaqja akoma nuk ka filluar seriozisht.
Drejtesia e vertete do filloje me ty”, shkruan Kara, në faqen e Berishës.
Koment që natyrisht nuk ka marrë përgjigje nga Berisha.(TemA)













