• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Romeo Kara: Dosja ‘Hajdari’ është lemeri!

by Java News
21/06/2018 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-juristi i OSHEE, Romeo Kara pas vendimit të gjykatës për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ ka paralajmëruar surpriza në vijim të procesit. I njohur si mik i Izet Haxhisë, ai u shpreh se ish-bodigardi i Berishës e fitoi betejën e parë, ndërsa tashmë vëmendja zhvendoset në apel. Në këtë shkallë të drejtësisë Kara thotë se në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, ndërsa Berisha shton ai tha mesazhin për të vepruar kundër Haxhisë.

Përsa i përket dosjes me mbi 700 faqe, Kara thekson se nga ajo që ka parë ai dhe avokati është lemeri dhe për të vendosur duart në kokë. Pas dy dekadash procesi i vrasjes së deputetit të PD-s Azem Hajdari njohur si vrasja e shekullit shkon drejt rihapjes. Gjykata e Tiranës i ka pranuar Izet Haxhisë të drejtën për të rivendosur në afat dënimin me 25 vite burg në mungesë ndaj tij si një ndër autorët e vrasjes së Hajdarit në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Vendimi i sotëm i gjykatës
Nga sot Izet Haxhia ka të drejtë për të dërguar kërkesën në Apel për të kontestuar dënimin me 25 vite në mungesë. Është një fitore e tij personale. Ai u vetëdorëzua duke rrezikuar 25 vite burg vetëm që të dëgjohet, të fitojë të drejtën e tij dhe duket një çudi e madhe që njerëzit mund të gjejnë drejtësi, kjo është një shkëndijë. Të sakrifikojë jetën për të gjetur drejtësi. Izeti nuk ka të bëjë vetëm me një person si Berisha, por me një sistem të ideuar nga ky arkitekt nga 1991, nga prokuroria, gjykata etj. Kemi të bëjmë me një luftë të madhe.

Vendimi i gjykatës së Apelit
Në krye të Apelit të Tiranës ndodhet një person që ka konflikte të hapura interesi, pasi dy kushërinj të tij të parë janë të vrarë në këtë ngjarje, mund të shikohet një gjykatë tjetër. Ne do të jemi të kujdesshëm dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë mohimi i drejtësisë. Dalja dhe shfryrja e Berishës dje, është e njëjta sikur bëri me Metën, para se të merrte pafajësinë nga gjykata e Lartë. Hëngri një darkë dhe u dha mesazhin veglave të tij të drejtësisë. Dje në daljen në media hapi gojën ndaj Izetit. Berisha sa herë hap gojën ndyn të tjerët.

Provat e reja
Është gabim profesional të flas për prova tani. Ajo që pashë është për të vendosur duart në kokë. Dje është marrë kjo dosje, habitem që strukturat e shtetit nuk japin dokumentet. Dosja 700 faqe është parë nga avokati, dhe ka parë lemeri me sy. Po marrim rastin e bllokut të Perikli Tetës, janë 21 politikanë nga PD; Berisha, Pollo, Memia, Topalli, Gjana, etj, të cilët nuk janë paraqitur në proces, dosja është dëmtuar. Që në hetim është shkallmuar cdo gjë. Është i njëjti prokuror që e kam në gjyqet e mia me Berishën.

Bisedat me Izet Haxhinë
Frikrat suporhtoen në mënyrë të ndryshme, nuk ka vend për frikë, është i interesuar që të shkojë në një përballje jo vetëm me Berishën, por edhe më të tjerët. Ai ka frikë mos humbasë, edhe unë kërkoj që të përballem me Berishën, ai është një nga njerëzit më të korruptuar, që ka ndikuar në dëm të ekonomisë tonë. Është arkitekti i këtij sistemi, deri tani nuk është përballur me asnjë. Nëse nuk përballet në gjykatë do të përballet me protesta, nuk ka vend për tërheqje.

Vendimi i Strasburgut
Gjykata i hapi rrugë rishqyrtimit, ashtu sikur i dha qeveria Berisha në 2007. Nuk kemi drejtësi në Shqipëri, jemi një popull i marrë peng, ky proces do të jetë një tërmet, sikur edhe proceset e tjera. /raport.tv

ma.me

Next Post
FOTOT/ “Vuajtjet” e një babai për të rritur vajzën!

FOTOT/ “Vuajtjet” e një babai për të rritur vajzën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In