• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rome Karaj kritikat komisionit të CEZ: Nue Kalaj nuk dëshmon sepse mbrohet nga politikanët

by A R
05/02/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Intervistoi Andrea Danglli

Juristi i OSHEE, Romeo Karaj, një nga dëshmitarët kyç në çështjen e privatizimit të OSSH,  sjell sërish detaje të reja lidhur me ngjarjen.

Ai adreson kritika ndaj Komisionit Hetimor, teksa ka sygjeruar që të merren edhe një sërë dëshmitarë të tjerë, të cilët sipas tij qëndrojnë në prapaskenën e çështjes.

I pyetur për mungesën e dëshmisë  nga shtetasi Nuel Kalaj, juristi thotë se Kalaj po pengohet nga njerëz me pushtet që të flasë përpara komisionit.

Në  një intervistë për gazetën TemA,  Karaj sqaron edhe konfliktin me motrën e tij që u bë publik nga mediat.

Ai thotë se ky është një problem familjar dhe media duhet të fokusohet tek vjedhja e shtetit dhe jo tek familja e tij.

A shihni ndonjë gabim që po bën komisioni hetimor, i cili pengon zbardhjen e plotë të çështjes së CEZ? Çfarë sygjeroni ju?

Komisioni hetimor parlamentar duhet  të shqyrtonte rastet e konfliktit të interesit në përbërjen e tij. Kemi të pastër rastin e konfliktit të interesit  mes ish-ministrit Ridvan  Bode dhe objektit të hetimit të këtij komisioni.

Ai duhet thirrur patjeter si dëshmitar, gjë që e bën absurde qënien e tij si anetar komisioni.

Komisioni ka bërë një punë  të mirë investiguese, por në momentin që autoriteti i këtij komisioni vihet në dyshim nga  persona të thërritur si dëshmitarë por që nuk pranojnë të dëshmojnë, atëherë  mendoj se komisioni duhet të reagojë ligjërisht duke iu adresuar  menjëherë prokurorisë.

Mendoni  se çështja  ka nevojë për ndërhyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë për tu zbardhur ashtu siç duhet?

Për momentin nuk mendoj së është e nevojshme prania e ekpertëve të huaj. Nuk kemi të bejmë me një proces arbitrazhi ku ata do të konsideroheshin të nevojshëm. Ajo që është më e nevojshme në këto momente është bashkëpunimi me strukturat investiguese ndërkombetare, të cilat do të ndihmonin për të hedhur dritë lidhur me veprimet bankare, levizjet jashtë, takimet e palëve, hotelet ku kanë qendruar, etj. Padyshim që duhet një investigim serioz lidhur me këto pika.

 Çfarë ju shtyu për të ‘siguruar’ dosjen në disa vende?  Lidhet me frikën  se mund t’iu eleminojnë fizikisht?

Jetojmë në Shqipëri dhe një realitet si ky i yni  të imponon marrjen e masave të tilla. Çdo gjë po e bëj që ky proces të përfundojë me sukses. Edhe po të jetonim në një realitet tjetër, prapë do të merrja këto masa.  Procese të këtij lloji ta imponojnë një kujdes të tillë.

Djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, dyshon mbi provat e vëna në dipozicion prej jush. A keni ju një përgjigje konkrete?

Lidhur me  e-mailet  të cilave ju referohet Berisha i vogël (Shkëlzen Berisha), unë ju siguroj juve dhe gjithë shqiptarëve  se janë krejtësisht  të pamanipuluara edhe tejet  të vërteta.  Ato kanë ardhur zyrtarisht tek ne në korrik të vitit 2014  nga “CEZ-GROUP” nëpërmjet  “Clifford Chance”.  Kemi edhe shkresën shoqeruese te “Clifford Chance” që e vërteton këtë gjë, e cila u bë së fundmi publike edhe në media. “Clifford Chance” është  një  kompani prestigjioze avokatie e cila është pajtuar nga CEZ në kohën e qeverisë  Berisha dhe e vlerësuar apo e cituar mjaft herë prej tij. Ata fare lehtesisht mund të interesohen edhe pranë “Clifford Chance” lidhur me këtë gjë.

Sipas jush pse nuk ka dëshmuar ende një nga dëshmitarët më të përfolur Nuel Kalaj? Çfarë po e pengon?

Arsyet më të plota se përse nuk ka dëshmuar  Nuel Kalaj  i di më mirë vetë ai. Megjithatë  refuzimi për të dëshmuar e rëndon pozitën e tij si nga ana morale, ashtu edhe nga ana ligjore. Më bën përshtypje një  fakt.

Ai deklaroi se do të vinte patjeter për të dëshmuar dhe papritur ndërroi mendje. Si duket ai vetë edhe mund të vinte të dëshmonte por do të jenë te tjere persona qe duhet te kene komunikuar me te dhe e kane udhetuar te mos deshmoje.

Çdo fjalë e thenë prej tij do të përdorej kundra tij apo bashkëpunëtorëve të tij, kështu që të gjendur përballë fakteve të papritura dhe të pakundërshtueshme ai dhe te tjere pas tij refuzuan dëshminë. Mjaftoi dëshmia e Hamza Merxhanit për të kompromentuar pozitën e ish-pushtetarëve, pavaresisht se në pjesën më të madhe ajo ishte e pasinqertë.

Ligjërisht Nuel Kalaj dhe të dy Berishat kanë konsumuar veprën penale të refuzimit për të dëshmuar dhe sipas ligjit çështja e tyre duhet t’i referohet prokurorisë ose meqe është bërë publike, vetë prokuroria duhet të iniciojë një proces kundra tyre duke e çuar çështjen në gjykatë sipas parashikimeve të nenit 165 të Kodit të Procedurës Penale.

Dhe kush mendoni se janë këta persona që po e pengojnë të flasë?

Janë  ata persona të cilëve ju leverdis të mos zbardhet kjo aferë dhe që janë pergjegjësit për gjithçka çka ndodhur  në batërdinë  e CEZ-it.

Është përmendur shpesh se ky proces privatizimi ka qenë  i këshilluar nga Banka Boterore dhe IFC. Cili ka qenë roli i tyre?

Është e vërtetë se Banka Botërore nëpërmjet kompanise konsulente IFC e ka asistuar këtë proces privatizimi. Edhe ata e pranojnë këtë gjë. Gjithashtu janë shprehur zyrtarisht se pavaresisht se e kemi perkrahur, ky proces privatizimi ka qenë  i nxituar .

Këtë gjë e ka thënë ekzaktesisht perfaqesuesja e Bankës Botërore  në  Tiranë Kseniya Lvovsky në dhjetor të vitit 2012, pikërisht në pikun e krizës së CEZ-it dhe pak përpara heqjes së dy licensave të CEZ-it  nga qeveria Berisha nepermjet ERE.

Banka Boterore ka qenë këshilltare dhe jo vendimmarrëse. Justifikimi se kemi zbatuar këshillat e Bankës Botërore është minimumi mjeran.

Qeveria Berisha duhet të mbajë përgjegjësitë e dështimit me sukses të këtij procesi privatizimi, me të njëjtën eufori sic mori meritat për suksesin e këtij privatizimi. Meqë suksesit tashmë  i doli kallaji, po mundohen ta adresojnë tek Banka Botërore.

Qeveria Berisha duhet të sqarojë se pse e ka shpërblyer dy herë IFC-në . Një shpërblim e ka parashikuar me ligj për ta paguar ne dhe te nje shperblim e ka caktuar me VKM per ta paguar subjekti fitues qe ne kete rast ishte CEZ-i. Duke dashur te implikoje Banken boterore mendoj qe ish qeveriaret implikojne me shume veten e tyre.

Pse atëherë Banka Boterore e ka përkrahur procesin kur ka konstatuar se është i nxituar?

Konstatimi i Bankës Botërore  vjen më pas në dhjetor të vitit 2012 dhe  jo në vitin 2008. Kështu është të paktën zyrtarisht. Edhe ata kanë kontributin e tyre në këtë dështim por përgjegjësit kryesorë janë qeveriarët tanë që janë votuar me ligj për të mirëmenaxhuar pasuritë e vendit. E kanë  pasur detyrim ligjor këtë. Këshilltarët asnjëherë nuk mbajnë përgjegjësi ligjore për dështimet. Morale po, padyshim.

Historia ka treguar se çështjet më të mëdha në vend janë mbyllur të pazgjidhura. Nëse drejtësia merr këtë vendim edhe për çështjen e CEZ, atëherë çfarë hapi do të ndërmerni?

Edhe nëse kjo çështje mbyllet ashtu siç aludoni ju apo të tjerë, unë personaisht do të marrë  iniciativen për të ngritur vetë një padi pranë Prokurorisë.

Besoj se edhe prononcimi im në media flet për një konsekuencë timen lidhur me këtë gje. Dielli nuk mbulohet me shoshë.

Ju keni folur shpesh për shkeljet e bëra në procesin e privatizimit të OSSH. Ku konsistojne konkretisht këto shkelje?

Është një pyetje që meriton një përgjigje të gjatë dhe të plotë pasi edhe shkeljet janë të shumta dhe të gjithëanshme.

Së pari: me e-mailet që kemi marrë prej palës çeke, konfirmohet se tenderimi i zhvilluar për procesin e privatizimit të OSSH-së  ka qenë fiktiv. Së dyti: në kundershtim me ligjin janë privatizuar 76% të aksioneve duke  mos ruajtur paketën e aksionit të artë vetëm për 2%.

Asnjëherë qeveria Berisha nuk përmend paaftesinë e saj për të ruajtur interesat e shtetit si aksionar minoritar, sepse ishin vetë ata që ja hoqën shtetit këtë të drejtë duke e miratuar vetë me akte ligjore sasinë prej 76 % te paketës së aksioneve që duhej privatizuar.

Së treti: Është hyrë në privatizim pa bazën e duhur ligjore.

Së katërti: Është hyrë në privatizim pa zgjidhur te drejtat dhe detyrimet midis OSSH dhe KESH-it.

Së pesti: Është hyrë në privatizim pa regjistruar ligjërisht asetet e OSSH pranë ZRPP,  të cilat në një pjesë të tyre i përkasin edhe sot KESH-it.

Së gjashti: Nuk janë respektuar afatet ligjore për fillimin e kësaj procedure sipas parashikimeve ligjore.

Së shtati: Është hyrë në negocim me palën çeke pas shpalljes së saj fitues lidhur me të gjitha specifikimet teknike të vendosura me VKM.

Së teti: komisionet e tenderimit janë ngritur në kundërshtim me ligjin.

Së nënti: I gjithë procesi i negocimit pas dorëzimit të ofertës ka qenë në kundershtim me ligjin. Negocimi ka qenë parashikuar se si do të bëhej kalimi i pronesisë apo administrimit dhe jo të prekte specifikimet teknike.

Së dhjeti: U rrit niveli i borxhit të keq nga 4% në 14% duke penalizuar me 70 million dollarë në vit buxhetin e shtetit.

Së njëmbëdhjeti: Me një VKM  të dalë më 6 Mars 2009 u favorizua CEZ  dhe u disfavorizua KESH me një shumë me  mbi 50 millionë Euro.

Së dymbedhjeti: U ul në kundershtim me çdo akt ligjor garancia e ofertës nga 40 milionë dollarë në 5 milionë euro. Ka edhe mjaft shkelje të tjera por ajo që është e pakundërshtueshme është se ky proces ka qenë i deshtuar, i bërë në kundërshtim me ligjin dhe duke krijuar një dëm të madh ekonomik për shtetin.

Qeveria e  atëhereshme nuk zbatoi asnjë parashikim ligjor lidhur me trajtimin e punonjësve të OSSH.

Së fundmi ju kanë akuzuar si njeri me probleme mendore duke sjellë në vëmendje një ngjarje të pak muajve  më parë  ku thuhet se keni  ushtruar dhunë  mbi motrën  tuaj…

Duke mos patur asnjë  mundesi për të hedhur poshtë provat e ofruara nga unë, ata që e kanë mizën nën kësulë po mundohen të merren me denigrimin tim.  Kjo është një taktikë e njohur.

Ju dështoi varianti i thënë përmes  deputetes demokrate  XXXXL nga Vlora dhe tani po bëjnë inversione me çështje familiare.

E para, pretendimi i tyre nuk është i vërtetë. Unë kam një rreth të tërë familiar që qëndron përkrah meje lidhur me çështjen e një pronesie si dhe të vërtetën se unë nuk kam pasur asnjë konflikt  fizik. Turp për një  media që  boton padi të një  konflikti familjar pronësie.

Le të  botojnë  edhe deshmitë e tyre meqë u futen deri këtu dhe jo të lozin me gjysmë të vërteta. Të gjithë  ata që ju dalin kundër ketyre në vjedhjet dhe abuzimet e tyre, që nuk frikesohen pre tyre dhe qe perbejne rrezik per ta, ata i etikojne minimumi te çmendur.

Unë që po  flas me fakte qenkam i çmendur dhe sipas tyre nuk paskam  anjë të drejtë. D.m.th privatizimi i OSSHE-së  paska rezultuar i suksesshëm, Gërdeci nuk ka plasur, 1997 nuk ka ndodhur, Sudja, Vebiu, Xhaferri e Kamberi nuk kanë ekzistuar dhe ne shqiptarët jetojmë të lumtur. Deri më sot na kanë çmendur ata ne si popull, ndersa tani ka ardhur radha e tyre. Shejtanët këtë punë kanë: Të pështyjnë dhe të shajnë. Nuk duhet harruar se ata janë shumë punetorë në këtë drejtim. Rëndësi ka të heqim frikën prej tyre.

Next Post
Në familjen Agolli, atje ku të afërmit nuk derdhin lot

Në familjen Agolli, atje ku të afërmit nuk derdhin lot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

January 20, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

(E PLOTË)- Kryebashkiaku Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

January 20, 2026
(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In