• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Romano Prodi kthehet në Tiranë: Vendet europiane duhet ta ndihmojnë Shqipërinë

by Java News
06/12/2017 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka tërhequr ‘veshin’ politikës shqiptare, teksa i ka kërkuar të zbatojë me përpikëri reformat e bëra, si rruga kryesore për integrimin drejt Bashkimit Evropian. Romano Prodi deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka me shpejtësi, ku më prioritare mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë, por edhe lufta ndaj krimit e korrupsionit.

“Një pikë e rëndësishme janë reformat e bëra, të cilat duhet zbatuar me përpikëri. Është i dukshëm ndryshimi i përditshëm juaji. Me prioritet është zbatimi i reformës në drejtësi, reformimi i sistemit të drejtësisë, lufta ndaj krimit e korrupsionit. Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme, është momenti për të vepruar. Edhe ne duhet të hidhemi në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur”, deklaroi Prodi.

Më tej, ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se është mjaftueshëm i dukshëm.

Në konferencën e mbajtur sot në Tiranë me temë “Roli i ndërkombëtarëve në tranzicion”, ish-shefi i ekzekutivit italian tha se rrjedhat në vendin tonë kanë qenë të jashtëzakonshme, por edhe ndryshimet të mëdha, të cilët i kanë ndryshuar plotësisht fytyrën Shqipërisë.

Më tej, ai shtoi se përtej rrjedhës politike, ka dhe disa kushte të tjera që duhen plotësuar për integrimin, për të cilin ish-kryeministri italian shtoi se Shqipëria duhet ndihmuar.

“Progresi i këtij vendi është mjaftueshëm i dukshëm. Sfida e Shqipërisë është lufta ndaj korrupsionit. Ka pritshmëri për një panoramë të re, pavarësisht tranzicionit. Ne kemi gjetur një harmoni me njerëzit në Shqipëri. Shqipëria po ecën në rrugën e duhur për integrimin në Bashkimin Evropian.

Rrjedhat kanë qenë të jashtëzakonshme dhe  ndryshimet janë të mëdha deri në momentin që po flasim këtu. Këto ndryshime kanë ndryshuar plotësisht edhe fytyrën e Shqipërisë. Por ky proces ende nuk ka përfunduar, nuk është pra një etapë e përfunduar. Mbetet punë për t’u realizuar për integrimin, ndonëse po ecet përpara. Ka disa kritere për t’u përmbushur, përveç rrjedhës politike. Ne duhet ta ndihmojnë Shqipërinë në këtë proces”, tha Prodi.

ma.me

Next Post
“Tahiri”/ Ndreu: Harmoni mes Prokurorisë, Bashës dhe Metës…

Si reagon Rama ndaj kritikave në mbledhje? Flet deputeti Pjerin Ndreu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In