• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Romani ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’ i Dritëro Agollit botohet në Turqi

by Java News
29/09/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Romani Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”, i Dritëro Agollit, është një nga veprat më popullore në Shqipëri, por është edhe më i përkthyeri në shumë vende të botës. Këto ditë, kjo kryevepër e letërsisë shqipe, është botuar edhe në Turqi. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e shkrimtarit, Elona Agolli, e cila shprehet e entuziazmuar se:

“Sot, mora lajmin e bukur që Zylo do t’iu flasë turqisht 80 milionë banorëve të atij vendi, që im atë e njihte, e donte, e adhuronte, ndjehej si në shtëpinë e tij. Kur udhëtoja për në Stamboll më thoshte: Atje, buzë Bosforit, tek peshkatarët, atje do të doja të shkoja dhe unë. Sa do të gëzohej e lumturohej sot ai.

Do të fillonte të kujtonte udhëtimet e tij në Stamboll, Ankara në vitet ‘80; bisedat e zijafetet me Azis Nesin; Do të merrte librin në dorë e do të qeshte me fjalët e bukura turke, qe aq shumë ua pëlqente muzikalitetin e tyre. Sot u shëmbëlleva, u gëzova, u lumturova në atë pjesën e qenies sime ku është babi, pasi unë jam ai, pasi kjo është përjetësia. Ai dhe unë u gëzuam e lotuam shumë”, shkruan vajza e shkrimtarit, Elona Agolli, në rrjetin social në facebook.

Elona Agolli gjen rastin të rrëfej edhe kujtimet e të atit që lidhen me botimin e veprës. Ajo rikthen kujtimet e shkrimtarit të madh të shkruar 25 vjet më parë: “Kur botova romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo“ kam ndjerë kënaqësi të vërtetë. Është i pari roman në Shqipëri që e bën qesharak socializmin dogmatik. Këtë gëzim ndjeva edhe kur u botua në Bullgari dhe mora letër nga kolegët bullgarë në vitin 1978( në atë kohë ishte e ndaluar të kishe korrespondencë me vendet ish-socialiste apo revizioniste siç i quanim ne) dhe më vonë kur u botua në Francë nga shtëpia botuese “Gallimard”, nga shtëpitë botuese më të mëdha në Evropë.”, kështu shkruante në një intervistë të 25 viteve më parë Dritëroi”, thotë Elona Agolli.

Ndërsa përkthyesja turke e këtij romani, Ece Dillioğlu, ka shkruar një status të sajin në Facebook, ku shprehet me këto fjalë: “Një libër i mrekullueshëm i Dritëro Agoll-it “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” u përkthye në turqisht. Unë si përkthyesja e librit, mund të them se këtë roman duhet ta lexojnë të gjithë, pasi çdo njeri e ka një personazh si Zyloja në jetën e tij. E falënderoj edhe zonjën Elona Agolli për bashkëpunimin që ka bërë”, shkruan Ece Dillioğlu.

Romani, “kronika” e palavdishme e një zyrtari të komunizmit
Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” i Dritëro Agollit, i botuar në vitin 1973, është një “kronikë” e karrierës së palavdishme të një zyrtari të periudhës së komunizmit; në të njëjtën kohë pasqyrë e pozitës së mjerë të vartësit të tij, Demkës, një kalemxhi i stërvitur, por i patalentuar. Personazhet Zylo dhe Demka, janë shkurtime të emrave tradicionalë “Zylyftar” dhe “Demir”.

Komizmi i figurës së Zylos buron nga kontradikta themelore e karakterit të tij: ai i jep vetes të tjera vlera nga ato që i takojnë, duke menduar se hierarkia shtetërore është edhe hierarki meritash. Shoku Zylo është një nga qindra e qindra nëpunësit e mesëm të një aparati shtetëror me shumë instrumente. Ai nuk është pa merita pune, diçka ka bërë, por këto merita në shoqëri kanë vlerë më të vogël sesa në mendjen e Zylos. Në të vërtetë Zylo Kamberi është një figurë tragjikomike. Veprimet e tij të bëjnë të qeshësh, po aq sa edhe të ndiesh keqardhje. Zyloja nuk është një burokrat dukshëm prepotent, bujëmadh, i zhurmshëm. Arroganca e tij është e heshtur. Prepotenca e tij është me zë të ulët. Veprimet e tij përherë priren nga qëllime të mbara, por çojnë në gabime trashanike. Sekreti i suksesit : analiza e hollë dhe djallëzore e hipokrizisë së pushteteve burokratike nëpërmjet figurës së jashtëzakonshme të drejtorit Zylo. Historia e Zylos vlen për të gjithë vendet dhe për të gjitha kohërat, sukses i universalizmit që ka vete vepra. I pari që e ka përkthyer këtë libër ka qenë Kristian Gyt, ish-Drejtori i Arkivave dhe Kalorës Nderi i Francës. Më pas, libri është përkthyer në Gjermani, Itali, Greqi, Bullgari, Rusi, Maqedoni, etj. shqiptarja.com

ma.me

Next Post
EMRAT/ Londër, arrestohen dy shqiptarë me 81 kg kokainë, vlera 8 mln stërlina!

EMRAT/ Londër, arrestohen dy shqiptarë me 81 kg kokainë, vlera 8 mln stërlina!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

Zbardhet vendimi i Qeverisë për pagat e gjyqtarëve, indeksohen me 2.5%

February 6, 2026
Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

Pas gati 6 vitesh, skema e re për lindjet: Jo bonus për bebet, por pagesë mujore deri 5 vjeç

February 6, 2026
“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”

February 6, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Detaje të reja nga tragjedia e familjes Kola, avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

February 6, 2026
A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

A do të futet Luiz Ejlli në Big Brother VIP 5? Flet për herë të parë Kiara Tito

February 6, 2026
Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

Bisedimet SHBA–Iran në Oman mbyllen pa marrëveshje

February 6, 2026
ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

February 6, 2026
Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

February 6, 2026
Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

February 6, 2026
Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In