Dy vite më parë, shkrimtarja e njohur Flutura Açka u përball me humbjen e madhe, atë djalit të saj të vetëm 18-vjeçar. Dy vite më vonë, ajo duket se ka mësuar të jetojë edhe pa të, duke i kushtuar një libër.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Açka ka publikuar kopertinën e librit të saj më të ri me titull “Biri”, i cili pritet të dalë në treg gjatë këtij muaji.
“Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, shkruan veç të tjerash shkrimtarja.
Kujtojmë se djali i saj 18-vjeçar u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Postimi i plotë:
“Biri”, së shpejti…
Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të.
“Biri” është libri im i radhës për lexuesin shqiptar, pikëtakimi i afërm me të.
Përgjatë shtatorit…