Një tifoz i Manchester United ka imituar modelin e flokëve të Paul Pogba, por nuk ka pasur suksesin që ndoshta kishte menduar më parë.
“U përpoqa të ndryshoja modelin e flokëve për t’i bërë si Pogba, por tani e dashura ime më urren”, shkruan tifozi në Twitter.
Mesfushori francez i përgjigjet menjëherë me këshillën e tij: “Ndrysho të dashurën, mbaje modelin shoku”, e këshillon me humor 23-vjeçari i United.
d.i.










