• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Romanca me vajzën e ‘shef’ Tramezzanit, flet për herë të parë Sadiku

by A R
28/02/2017 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Sadiku përveçse formës së mirë që po kalon me Luganon nën drejtimin e Tramexanit, kohët e fundit është bërë protagonist edhe për pasaportën e re, me të cilën përfitoi nënshtetësinë bullgare. Në një intervistë të fundit ku ka folur për të ardhmen e tij, bomberi elbasanas ka shuar kureshtjen edhe rreth kësaj çështje, ku theksoi se ajo i nevojitej për ëndrrën e tij të madhe, që një ditë të luajë për Interin.

Është folur shumë për ndeshjen me Izraelin. Edhe ju keni qenë në linjën e futbollistëve kritikë ndaj masave ekstreme për këtë sfidë, por masat u morëm edhe për ju në fushën e lojës. Ju si e gjykoni?
Unë do thoja që nuk ka ndikuar asgjë në fushën brenda. Kemi qenë ne që duhet të jepnim 100% që të merrnim rezultat pozitiv. Ndeshja shkoi ashtu si shkoi kundër Izraelit, morëm dy kartonë të kuq dhe nuk arritëm dot pastaj të shënonim, duke u bërë shumë e vështirë. Pastaj se çfarë bëhet në shkallët e stadiumit, nuk është pjesë e jona.

Ne përqendrohemi në fushë, por normalisht që na vjen keq për tifozët tanë që ndodhin këto gjëra, sepse e dimë shumë mirë që ata janë zemra jonë, lojtari ynë i 12-të. Unë personalisht, sa herë që vesh fanellën e Kombëtares, kur autobusi futet në stadium, ose kur i sheh të gjithë shqiptarët nëpër rrugë, më shpëtojnë lotët nga gëzimi dhe emocionet. Prandaj keqardhja është më shumë për tifozët, ndërsa ne jemi profesionistë dhe nuk duhet të mendojmë se çfarë ndodh jashtë fushe.

Është përfolur për një raport miqësor me vajzën e Tramezzani-t, madje media të ndryshme kanë shkruar se jeni në një lidhje. Si qëndron e vërteta?
Nuk është asnjë gjë e vërtetë, madje Paolo kur ka ardhur duke më ndjekur në disa ndeshje, ka qenë me gjithë vajzën e tij, sepse kur kam luajtur në Lugano, kemi qenë afër. Por mes nesh nuk ka pasur asgjë, thjesht një miqësi.
18b4e016-4148-4161-ab15-bc7ffd67196c---0Çdo gjë është bërë shumë e madhe pas një fotoje, kur vajza e Paolos ka hedhur pas ndeshjes me Rumaninë dhe të gjithë pastaj kanë folur për një lidhje, por asnjë gjë nuk ka qenë e vërtetë, përveçse kemi qenë miq shumë të mirë. Vajza e Paolos është e fejuar me një djalë italian, prandaj ky lajm nuk ka qenë asnjëherë i vërtetë dhe unë nuk jam shqetësuar kurrë për këtë gjë.

Vitin e kaluar keni qenë protagonist në formacionin e javës apo edhe me golat e shënuar, jeni rikthyer sërish, por mediat në Zvicër kanë folur edhe për pasaportën bullgare. Mund ta sqaroni opinionin?
Është e vërtetë që jam sërish në 11-shen më të mirë të javës. Çdo ditë dhe çdo javë mundohem të jap maksimumin dhe falë Zotit, jam mirë. Për sa i përket pasaportës bullgare, është një lëvizje e imja për të pasur mundësi të luaj në Evropë, në kampionate të tilla, siç është Italia dhe Anglia, që mos kem asnjë lloj problem dhe të jem i gatshëm në çdo moment, nëse do më kërkojnë. Por kjo nuk do të thotë se do ta lë Kombëtaren shqiptare, nuk e kam menduar për asnjë moment.

Duke marrë pasaportën bullgare, ku është dëshira juaj më e madhe, të luani në Serie A, Premier League apo diku tjetër?
Do kisha dëshirë të luaj në Serie A, duke e njohur akoma më shumë me anë të miqve të mi apo edhe nga Paolo Tramezzani. Besoj se më përshtatet futbolli italian dhe duke pasur edhe pasaportën bullgare, mund të luaj si komunitar.

Ëndrra juaj, ku do të kishit dëshirë të luani, në ndonjë ekip prestigjoz?
Do kisha dëshirë të luaja me një ekip të madh. Që kur kam qenë i vogël kam bërë tifo për Interin, në atë kohë luante “Fenomeni” Ronaldo dhe prandaj një ditë ëndërroj të jem sulmues i Interit. Nuk e di sa kjo ëndërr do të më realizohet, megjithatë edhe nëse luaj në një skuadër në Gjermani ose në Premier League, do të ishte perfekte për mua”, – u shpreh Sadiku për “konica.al”./a.m.

Next Post
FOTO të çuditshme dhe të pazakonta…

FOTO të çuditshme dhe të pazakonta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In