Gjuha e urrejtjes është një problem gjithnjë në rritje dhe shqetësues në rrjetet sociale. Kjo temë është diskutuar edhe në “Për’puthen” ku u fol për komentet negativ në drejtim të konkurrentëve por jo vetëm.
Siç mund ta kujtonin romanca e re nuk u prit mirë nga një pjesë e madhe e njerëzve dhe kjo u reflektua edhe në rrjetet sociale ku komentet negative ishin aq të shumta, saqë produksioni vendosi mos të lejonte komentet në Instagram.
“Kjo gjuha e urrejtjes nuk ndodh vetëm këtu por edhe në vende të tjera. Mbaj mend kur ishte Big Brother i mbyllën komentet disa kohë sepse komentet ishin të tmerrshme dhe me gjuhë urrejtje shumë të madhe. Ka dhe një shpjegim pasi njerëzit lidhen dhe fiksohen me personazhet.”- tha Arjani kur Bora shtoi: “Ne kalojmë direkt në sharje dhe jo në kritika që vërtetë mund të jenë të dobishme për njeriun që i lexon”. SOT