Roma e ka nisur me probleme edicionin 2016-17.
Pasi fillimisht u lëndua blerja e re Mario Rui, tani tek “Gialorosët” ka pësuar lëndim edhe Juan Jesus.
Kështu që për verdh e kuqtë afati kalimtar ende nuk ka përfunduar dhe synojnë afrimin edhe të një mbrojtësi tjetër.
Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini është duke monitoruar situatën e mbrojtësit anglez Calum Chambers.
Chambers nuk ka pasur hapësirat e duhura tek Arsenal edhe pse llogaritët si ndër talentet më të mëdhenj në Angli.
Roma po e kërkon mbrojtësin nga Arsenali si huazim me mundësi blerje për 10 milionë euro./a.m.