• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Roma në prag katastrofe mjedisore, mbulohet nga plehrat

by Java News
30/01/2019 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë banorë të Romës mendojnë mjaft më. Ata nuk e durojnë dot më erën e keqe dhe plehrat e hedhura kudo në rrugë dhe kërkojnë që të ketë një zgjidhje përfundimtare të problemit të plehrave në qytetin e tyre. Tani është duke u bërë aktive një nismë qytetare. Por ajo lufton kundër mullinjve me erë dhe kundër politikës.

Kurrkush nuk e di ku t’ i hedhë plehrat! Po të udhëtosh me makinën e plehrave nëpër Romë përjeton punën e pashpresë që bëjnë gratë dhe burrat që pastrojnë plehrat. Ndërmarrja shtetërore e plehrave nuk ka asnjë plan dhe punonjësit që dalin në rrugë duhet të paguajnë për këtë. Prandaj plehrat kanë mbetur në rrugë. Madje karabinierët që merren me mbrojtjen e ambientit thonë se gjendja është e pashpresë, nëse qytetarët dhe politika nuk vihen në lëvizje.

Por qeveria e qytetit, që ndodhet nën politikën e Cinquestelle, Pesë Yjeve, kundërshton ndërtimin e një impianti për djegien e plehrave në territorin e qytetit! Gjithnjë e më tepër janë duke u djegur gropat e plehrave. Në muajin dhjetor madje u dogj një impiant për seleksionimin e plehrave dhe lëshoi shumë dioksin në ajër. Zëvendësshefi i shoqatës së ndërmarrjeve publike për heqjen e plehrave të Italisë, thotë se për t’i dhënë fund gjendjes së emergjencës, duhen investuar të paktën 4 miliardë euro në një impiant të ri. Por kjo nuk pritet të ndodhë nën qeverinë populiste të përbërë nga Pesë yjet dhe Lega. E para gjë që duhet të bëjë Italia është të prodhojë më pak plehra, mendon “Giovanni”, presidenti i nismës qytetare „Osservatorio Salario.”

Italien Müllentsorgung in Rom (picture-alliance/Pacific Press/M. Nardone)Pastrimi i plehërave nuk funksionon, Romë

Pakënaqësi qytetare

Roma – qyteti i përjetshëm: i mrekullueshëm –nga larg! Kur i afrohesh ndien erën e keqe që sundon gjithandej. Male me plehra para katedrales Petersdom! Dhe malet rriten përditë e më shumë. Banorët si Francesco Pieroni janë të skandalizuar. Ai jeton në «Montesacro». … Por «e shenjtë» nuk ka mbetur më gjë këtu!
Punonjësi i qytetit mundohet të bëjë diçka bashkë me fqinjët e tij që të mbajnë të pastër rrugën. Po ku t’i çojnë plehrat kur kontanierët janë mbushur plot?!
«Sot ka pak vend për letrat. Pjesa tjetër e plehrave përfundon në tokë, mbi një mal me plehra,» thotë ai.
Disa rrugë më tutje trotuarët janë të lirë për të kaluar. Por për këtë nuk është kujdesur ndërmarrja e pastrimit! «Çdo mëngjes ne pastrojmë këtu. Përndryshe plehrat do të vinin deri tek dyqanet tona,» thotë bukëpjekësi Gianluca Savini. As që mund të ndodhë që ai të shesë pizat e tij në këtë erë të keqe plehërash! Sa mirë që klientët nuk e dinë se si duket oborri nga mbrapa. Aty janë mbledhur plehrat që dalin nga prodhimi në furrën e bukës! Materiale paketimi, yndyrna të mbetura, këto mbetje duhen mbledhur nga firma speciale. «Fatura e vitit të kaluar arriti në gati 10 mijë euro,» thotë Gianluca, “Për pastrimin e plehrave, që nuk bëhet.”

Detyrën për pastrimin e plehrave e morrën tre ndërmarrje, prej të cilave vetëm njëra punon! Francesco Peroni shpjegon se këto janë porosi prej shumë milionë eurosh, për të cilat nuk bëhet asgjë. “Administrata e qytetit shikon pa lëvizur as gishtin. Unë pyes veten, a e dinë çfarë po ndodh këtu tek ne, ata që janë duke qeverisur?!» pyet ai.
Ka më shumë se dy vjet që punët në qytet i drejton nisma qytetare Pesë Yjet. Ajo premtoi për të bërë një politikë ndryshe, që të ishte për qytetarët.

Ndërkohë kjo lëvizje është duke drejtuar gjithë Italinë, së bashku me populistët e djathtë. Për krizën e plehrave në Romë ajo bën përgjegjës dikë tjetër. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Luigi di Maio, thotë se «për vështirësitë me pastrimin e plehrave, ne kemi recetën tonë që thotë se duhet intesifikuar ndarja e plehrave. Qytetarët që prodhojnë shumë plehra duhet të paguajnë më shumë në të ardhmen!» Por ai nuk ka ndonje zgjidhje për plehrat që janë krijuar tashmë. Edhe në këtë çështje Pesë Yjet pengojnë gjetjen e zgjidhjeve pragmatike duke refuzuar ndërtimin e një impianti për ndarjen e plehrave.«Kush kërkon sot impiant për ndarjen e plehrave mund të kërkojë edhe kabina telefoni me monedha… kjo nuk është më bashkëkohore,» thotë ministri di Maio.

Rom - Müll (picture-alliance/NurPhoto/A. Ronchini)Koloseum

Mungesa e impianteve funksionuese

Por plehrat në Romë nuk do pastrohen vetë, thotë Filippo Brandolini. Ai drejton ndërmarrjen e pastrimit në qytetin e Bolonjës, dhe menaxhon pastrimin e plehrave në pjesën më të madhe të Italisë qendrore, nëpërmjet një impianti për djegien e plehrave! Ai mendon se lëvizja Pesë Yjet është naive. «Qytetit të Romës i mungojnë impiantet funksionuese. Dekada me radhë plehrat janë transportuar në gropat e plehrave pa menduar për t’ i djegur ose përpunuar më tej,» shpjegon Brandolini, që po ashtu bën pjesë në shoqatën e ndërmarrjeve publike të pastrimit në Itali.

Për shkak të mbingarkesës disa javë më parë u dogj i vetmi impiant për ndarjen e plehërave. Prokuroria është duke bërë hetime për sabotazh dhe vënie zjarri. “Në këtë gjendje emergjence kriminelët e marrin me erë që mund të bëjnë bizneset e tyre,” tregon Massimiliano Corsano, nga njësia speciale karabiniere për mbrojtjen e ambientit. «Më parë djegia e një toni lëndësh plastike kushtonte 60 ose 70 euro. Sot, kushton tre herë më shumë. Nuk është çudi që praktikat ilegale janë duke u shtuar.»

Në luftën e përditshme për plehrat, Francesco shpreson që të bëhet një politikë tjetër dhe sërish kazanët e plehrave në rrugë të zbrazen rregullisht. Francesco nuk do të pranojë që rruga për tek kazani i plehrave është torturë dhe që Roma e trajton kaq pa kujdes pastrimin. DW

/a.meta

Next Post
Kapen 650 kg kokainë në portin e Livornos, ishte fshehur në thasë me kafe

Kapen 650 kg kokainë në portin e Livornos, ishte fshehur në thasë me kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

January 31, 2026
Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

Fluks i lartë urgjencash në QSUT/ Gripi rrit shtrimet në spitale, mjekët: Shkak, rastet me bronkopneumoni

January 31, 2026
75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

75 metra i lartë/ Trump paralajmëron ndërtimin e ‘Harkut të Pavarësisë’ në Washington. Reagojnë ekspertët

January 31, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

Nga 800 mijë të djathtë politikisht, vetëm 400 mijë votojnë për PD-në aktualisht…

January 31, 2026
“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

“Po mbahen të fshehura 2.5 mln dokumente”, demokratët amerikanë: S’janë publikuar të gjitha dosjet e Epstein

January 31, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali nga Vlora: Viti 2026 vendimtar, avancojmë me fazën e re për mbylljen e negociatave

January 31, 2026
Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

Tiranë, ishin dënuar për plagosje të rëndë me dashje/ Arrestohen 2 persona, policia jep detaje

January 31, 2026
Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

January 31, 2026
Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

Rey Manaj rikthehet në Turqi, Sivasspor i ofron kontratë deri në 2031-in

January 31, 2026
Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In