Roma është kualifikuar me shumë fat në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas barazimit pa gola në duelin vendimtar ndaj BATE Borisov në Olimpico, teksa Leverkuseni ishte tejet i pa fat pasi nuk arriti që dominimin ta kurorëzojë me më shumë se një barazim prej 1-1 ndaj Barcelonës në BayArena.
Roma zhvilloi duelin vendimtar para tifozëve të vet ku fitorja pritej për ekipin Gialloros.
Sidoqoftë, BATE doli arrë e fortë, ku madje klubi mysafir për pak sa nuk realizoi dhe ishte pranë një kualifikimi të jashtëzakonshëm. Ky duel përfundoi pa gola. (Telegrafi)