Partizani është mposhtur 2-1 nga Roma në miqësoren e luksit të luajtur në Arenën Kombëtare, në Tiranë.
Golat e El Shaarawy dhe Belotti në pjesën e parë i mjaftuan ekipit të Jose Mourinho për të fituar sërish në kryeqytetin shqiptar, pas triumfit në finalen e edicionit të parë të Conference League.
Në pjesën e dytë, Partizani reagoi dhe shënoi me anë të Tedi Carës, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh.
/a.r