• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
JavaNews.al
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavaNews.al
No Result
View All Result
Home Bota

Roli kyç i Gardës Revolucionare në Iran, një gjeneral në vend të Khameneit?

A R by A R
June 19, 2025
in Bota, Kryesoret
0
Roli kyç i Gardës Revolucionare në Iran, një gjeneral në vend të Khameneit?
0
SHARES
144
VIEWS
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zarfet me logon e Gardës Revolucionare në Iran (IRGC), një nga shtyllat themelore të Republikës Islame, shkruhet: “Përgatitini kundër tij me gjithë fuqinë dhe kuajt e luftës që keni, për të frikësuar armikun e Allahut”.

Ky është ajeti 60 i sures Al-Anfal, “Plundrimi”. Gjatë këtyre shtatë ditëve të shkëmbimit të raketave mes Benjamin Netanyahu-t dhe ajatollahut Ali Khamenei, në skenarët e diskutuar për të ardhmen e Lindjes së Mesme, që më shumë ngjajnë me dëshira, shpesh përmendet edhe emri i tyre, ai i pasdaranëve.

Qarkullon lajmi se Udhëheqësi Suprem ka transferuar një pjesë të konsiderueshme të pushteteve të tij në Këshillin e Komandës së IRGC-së. Kjo do të jetë një masë paraprake për të siguruar që menaxhimi i luftës të vazhdojë edhe nëse ai vritet.

Ekzistojnë dy hipoteza ku Garda Revolucionare shihet si protagoniste.

E para i mban ata në pushtet: Ajatollahu detyrohet të tërhiqet, ose eliminohet dhe një gjeneral i IRGC-së merr drejtimin e vendit, ndoshta duke bërë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, ku garanton fundin e programit bërthamor dhe raketor.

Një rezultat që mund të kënaqë Netanyahu-n dhe mikun e tij Dondal Donald, që do ta paraqiste si një mision të përmbushur. Kjo zgjidhje ngjan me fatin e Egjiptit të Hosni Mubarak-ut.

Në vitin 2011, gjatë “Pranverës Arabe”, ai duhej t’i dorëzonte pushtetin Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura, që mori drejtimin e vendit. Për shumë iranianë, ky është një nga skenarët më të këqij, sepse do të ruante “status quo”-në, që do të thotë: shtypje, zero të drejta dhe aparteid gjinor.

Hipoteza e dytë është eliminimi i Republikës Islame. Ajo që Saeid Golkar, politolog iranian dhe ekspert i IRGC-së, e quan “një ndryshim të vërtetë regjimi”.

“Nëse ndër synimet e Izraelit dhe tashmë edhe të amerikanëve është ndryshimi i regjimit, duhet të eliminojnë gjithçka që është regjimi. Kjo do të thotë eliminimin e Khamenei-t dhe e rangjeve të larta të pasdaranëve: Deri tani kanë eliminuar 25 prej tyre”, tha Golkar.

Garda Revolucionare e Iranit përbëhet nga rreth 180 mijë anëtarë. 2 mijë, shpjegon Golkar, kanë shumë me ndikim. Nga këta, vetë 200 janë ata që janë në drejtim.

“Duhet të zhduken 2 mijë prej tyre, të tjerët mund të binden të kalojnë në ushtrinë e rregullt. Një operacion që nuk mund të bëhet me raketa nga qielli, por që kërkon komandot në terren. Për momentin nuk ka sinjale që të na bëjnë të mendojmë për diçka të tillë, por duke parë shpejtësinë me të cilën ndryshojnë konfigurimet, gjithçka është e mundur”, thotë politologu, i cili nuk beson se është reale hipoteza e një tradhtie nga gjeneralët.

Besnikëria e këtyre burrave në Gardën Revolucionare është thelbësore për ekzistencën e regjimit: prandaj me shumë mundësi nuk do ta braktisin atë.

Aty ka një kompromis mes ushtrisë, një perandorie ekonomike dhe një rendi fetar. Mund të bëhet pjesë vetëm kush vjen nga rrethet shiite dhe konservatore, me përjashtim të pak rasteve me sunitë.

Trupi i Gardës Revolucionare u themelua në prill të vitit 1979 me vullnet të Khameinit, pak muaj pas themelimit të Republikës Islame.

Nuk janë forca të armatosura të zakonshme: janë krijuar për të mbrojtur, pothuajse si roje private, “pronarët” e rinj të vendit: ajatollahët.

Të pamëshirshëm, ata kanë edhe detyrën për të mbajtur nën kontroll ushtrinë e rregullt dhe për të eliminuar këdo që është besnik i diktaturës së vjetër ose kundërshton revolucionin. Pra burgosin, torturojnë dhe varin anëtarët e grupeve radikale të majta si MEK dhe Partia Tudeh.

Garda Revolucionare u transformua në një forcë ushtarake më konvencionale gjatë luftës me Irakun, që zgjati nga viti 1980 deri në 1988-ën.

Pas luftës, me ngritjen e Khamenei-t si Udhëheqës Suprem, IRGC-ja u zgjerua dhe fitoi gjithnjë e më shumë pushtet, duke inkorporuar trupat Basij, një milici vullnetare për situata brenda vendit dhe Forcën Quds për operacione jashtë vendit. Në vitet ’90, ndikimi i IRGC-së u shtri në ekonomi, politikë dhe madje edhe në ndërtim. Ata u bënë një perandori e frikshme dhe shumë e urryer nga popullsia, shkruan Correiere.

Golkar shpjegoi se për të mbajtur nën kontroll pasdaranët, Khamenei ka ndërtuar një sistem kontrolli që nuk lë hapësirë për gabime. Tre nivele të pamëshirshme dhe precize për të garantuar besnikëri pa kompromis.

•Kundërzbulimi: çdo ushtar, çdo oficer është nën vëzhgim të vazhdueshëm.

•Mbikëqyrja ideologjike.

•Privilegjet: paga më të larta dhe, mbi të gjitha, akses në kontratat publike më fitimprurëse.

Një burim i brendshëm nga Irani i tha Corriere-s se Khamenei me shumë gjasa nuk do t’i dorëzohet kërkesave amerikane dhe pasdaranët mund ta mbështesin atë. Ajatollahu mund të ndjekë shembullin e Saddam Husseinit dhe të ndryshojë shpesh strehim. Sipas burimit, nëse ai do të vritej, regjimi do të rrezikonte të shembej, sepse bëhet fjalë për një sistem tepër personal pasi gjithçka rrotullohet rreth figurës së tij.

Corriere della Sera

Previous Post

Hetimet për kontrabandën e cigareve, SPAK kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit

Next Post

QKB thirrje subjekteve tregtare: Depozitoni në kohë pasqyrat financiare për 2024

Next Post
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

QKB thirrje subjekteve tregtare: Depozitoni në kohë pasqyrat financiare për 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

  • Bamir Topi: PD, e sëmurë kronike prej shumë vitesh
  • 7 arsye se pse Kuvendi duhet të rrëzojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut
  • Kërkesa për Ballukun, Dudushi: SPAK-u ka hyrë në politikë, vendimin e Kushtetueses e mori si…
  • Salianji falenderon demokratët pas takimit në Elbasan: Ftoj të gjithë opozitarët ta bëjmë sërish PD shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve
  • “Në rastin e Ballukut, SPAK u tregua politik”/ Curri: Në janar, Rama mund të…
JavaNews.al

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi

Më tepër

  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 Të drejtat e ruajtura sipas etikës dhe ligjeve në fuqi