• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Roli i shqiptarëve në grupet kriminale/ Rrëfehet i penduari i mafias italiane, tregon skemën e trafikimit të tonelatave me drogë

by
26/01/2022 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në botën e mafias italiane, kryesisht asaj që vepron në Foggia ka filluar të shembet edhe muri i heshtjes. Kjo po tregohet edhe nga të penduarit e disa prej anëtarëve kryesorë të klaneve Gargano, ku tashmë janë katër bashkëpunëtorë të drejtësisë në harkun kohor të disa viteve, pothuajse të gjithë ish-anëtarë të klanit Raduano, ndër më të fuqishmit në qytet.

Ndër ta spikat Danilo Pietro Della Malva i njohur si “Meticcio”, ish-krahu e djathtë e shefit Marco “Pallone” Raduano. Ai ka rrëfyer skemën e trafikimit të tonelatave me drogë në Itali, por edhe rolin e shqiptarëve në trafikun e drogës.

Della Malva, i cili mban statusin e të penduarit dhe dëshmitarit të mbrojtur ka treguar para hetuesve italianë strukturat e botës së krimit, veçanërisht atë të klanit Gargano. Ai ka folur për trafikun e drogës dhe “Gomorran” e Viestes, si dhe luftën që zhvillohej mes klaneve, e cila vitet e fundit ka prodhuar shumë të vdekur, disa prej tyre të rinj.

“Unë i përkisja klanit Raduano i drejtuar nga Marco Raduano dhe Anthony Azzarone të cilët vepronin në territorin e Viestes, Mattinata, Peschici dhe në territore të tjera të zonës Gargano. Veprimtaritë kryesore të klanit varionin nga vjedhjet, grabitjet, armët, droga, zhvatjet, vrasjet dhe tentativa për vrasje. Unë u futa në strukturën e klanit me një rol të rëndësishëm, erdha pas Raduanos dhe Azzarones. Isha një njeri i besuar dhe krahu i djathtë i shefit dhe më pas ishin djemtë e tjerë”, ka rrëfyer Della Malva.

Ai tregon se kishte edhe klane të tjera kriminale që vepronin në zonë, dhe se si shqiptarët i furnizonin ata me drogë.

“Kishte grupe të tjera kriminale që vepronin, në veçanti grupi Iannoli-Perna. Drejtuesi i tyre ishte Girolamo Perna, i cili u vra më vonë; Liderët e rinj janë bërë kushërinjtë Iannoli, Giovanni dhe Claudio. Në të vërtetë, gjatë periudhës në të cilën anëtarët e grupit tonë u ndaluan, grupi Iannoli kishte marrë nën kontroll aktivitetet kriminale. Për  të pasur akses në organizatën kriminale, kryerja dhe ekzekutimi i një vrasjeje është një veprim thelbësor sepse rezulton i besueshëm në sytë e anëtarëve të tjerë të organizatës”, ka rrëfyer i penduari.

Ai thekson më tej se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe se dorëzimi bëhej po nga shqiptarët.

“Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe dorëzimi bëhej po nga nga shqiptarët. Kjo ka ndodhur në periudhën ndërmjet viteve 2015/2018. Për këtë trafik droge grupi Iannoli-Perna bashkëpunoi me grupin Li Bergolis të Monte Sant’Angelo”, shkruajnë mediat italiane.

Këtu bëhet fjalë për tonelata drogë, shumë prej të cilave janë sekuestruar nga policia gjatë operacioneve të shumta të antimafias italiane.

Sipas asaj që thotë “Meticcio”: Përveç kanaleve të furnizimit me marijuanë nga shqiptarët, grupi Iannoli-Perna merrte kokainë, hashash dhe marijuanë në San Severo nga vëllezërit Nardino.

Deklaratat e Della Malva po shqyrtohen nga hetuesit italianë dhe mund të rezultojnë të jenë thelbësore në gjyqet e mëdha që pritet të bëhen kundër  mafias.

/b.h

Next Post
Presidenca dhe LSI në rregull/ Kryemadhi dhe Meta “flirtojnë” në Instagram, presidenti reagon me dy gishta lart

Presidenca dhe LSI në rregull/ Kryemadhi dhe Meta “flirtojnë” në Instagram, presidenti reagon me dy gishta lart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In