• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roli i policisë në mbrojtje të PD dhe foto e dhëndrit mbi makinë, simbol i politikës tepiste të Berishës

by Carlo Bollino
19/12/2021 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Askush nuk ka kurajon ta thotë, edhe pse është shkruar në ligj: policia e Shtetit e ka për detyrë kushtetuese të garantojë rendin publik, dhe sulmi në një seli partie, ashtu si ndaj çdo institucioni tjetër apo prone publike, apo private, policia e ka për detyrë ta ndalojë, duke marrë masa parandalimi në rast informacioni nga shërbimet inteligjente, ose duke e bllokuar sa më shpejt nëse sulmi bëhet befasisht. Edhe në Shqipëri pra, ashtu si në gjithë botën perëndimore, i takon policisë së Shtetit të mbrojë selinë e PD-së dhe cilindo ndodhet brenda saj në rast se një turmë militantësh apo kundërshtarësh vendos ta sulmojë. Ky detyrim duhet të përfshijë policinë edhe në rastin e një hoteli, apo të një shtëpie private, pasi policia është ajo që duhet të garantojë rendin publik, jo qytetarët e thjeshtë të cilët përfundojnë në burg nëse e prishin.

E gjitha kjo, dukshëm, bie në kundërshtim me dëshirat, apo projektet e Sali Berishës, i cili imagjinon se PD-ja është një botë më vete ku vlen ligji i xhunglës dhe nëse ai dhe vala e militantëve vendos të futet, të rrëzojë dyert dhe ta pushtojë me forcë atë seli politike, duhet të jetë i lirë ta bëjë pa pengesë. Ka të ngjarë se ishte kjo që donte të bënte mbrëmë, pasi shpalli rezultatet e “referendumit” privat kundër Lulzim Bashës dhe në të vërtetë u detyrua të ndalet vetëm te shkallët e partisë pa patur kurajon të kapërcejë pragun e hyrjes. Ja përse që mbrëmë ai dhe mediat e tij, denoncojnë me tërbim se policia e Shtetit ishte rreshtuar rreth PD-së dhe se ishte gati të ndërhynte (në rast sulmi), duke konsideruar atë prani (që në fakt u ”vërtetua” vetëm me një fotomontazh fallso) si një skandal duke shtyrë edhe Edi Ramën ta përgënjeshtrojë.

Mbi praninë e policisë vlen të qartësohet një pikë. Duke qenë se bëhet fjalë për një parti politike, do të ishte e papërshtatshme të rreshtoheshin rreth apo afër selisë në formë demonstrative dhjetëra policë me uniforma apo me makina të blinduara, përveç rastit kur është vetë partia që e ka kërkuar. Nderkohë një prani e padukshme si personel civil dhe mjete pa logo që vëzhgojnë, është një praktikë absolutisht ligjore dhe e praktikuar në gjithë botën demokratike. Kur në Itali pak javë më parë protestuesit sulmuan selinë e sindikatave CGIL, nën akuzë përfundoi pikërisht policia që nuk kishte vendosur forca të mjaftueshme për ta mbrojtur.

Se çfarë synon Sali Berisha të bëjë me pronat e PD-së u pa mbrëmë simbolikisht kur dhëndrri i tij, i kthyer posaçërisht nga jashtë shtetit ku tashmë jeton gjatë kohës më të madhe, vendosi të dëmtojë makinën që PD i ka vënë në dispozicion Lulzim Bashës duke kërcyer në këmbë mbi kofanon dhe me dy gishtat lart, si një shpellar që sapo ka vrarë një derr të egër dhe kërkon të bëjë një foto kujtim duke mbajtur nën këmbë trofeun e tij të vockël. Në atë foto është e gjithë pamja e kulturës tepiste që Berisha ka përdorur përherë si metodë politike dhe i kulturës së bastisjes që ky komunist i vjetër ua mëson tashmë të vetëve edhe në familje, pasi ka uzurpuar për 30 vite fjalën “demokraci”.

Selia e Partisë Demokratike nuk është as e Lulzim Bashës, as e Sali Berishës, ashtu si Policia e Shtetit nuk është as e Edi Ramës dhe as e Bledi Çuçit. Të dyja janë institucione që i përkasin Shtetit, pra të gjithë shqiptarëve. Prandaj policia e ka për detyrë të mbrojë selinë e PD-së ashtu si çdo pronë tjetër publike apo private, kur kërcënohet.

Por mbrapa denoncimit të Sali Berishës dhe analistëve të tij për këtë prezencë (të supozuar) të policisë, fshihet si zakonisht pjesa groteske. Ishte Sali Berisha që bërtiste për të drejtën e Gardës së Republikës që të qëllonte e madje të vriste 4 protestuesit e opozitës dhe të plagoste dhjetëra të tjerë, vetëm se guxuan të protestonin përballë zyrës së tij. Kjo është megallomania e sëmurë e Berishës, që konsideron vetveten dhe gjërat e tij si të vetmet që meritojnë të mbrohen, edhe me kusht që të vrasë. Ndërsa i njeh të drejtën vetes të bëjë çdo lloj abuzimi kundër kujtdo që kundërshton urinë e tij të pangijshme për hakmarrje dhe për pushtet. Prej dekadash me gjuhën agresive dhe kërcënimet e përdorura edhe dje, Berisha i siguron vetes dhe të gjithë berishianëve imunitetin total për çdo formë krimi, nga vrasjet te korrupsioni, nga shantazhet, te vjedhjet elektorale. Tani pretendon liri edhe për të shkatërruar partinë e ”tij”.

Next Post
Pacolli i shkruan Kurtit: Më takoje kur të duhej vota ime, tani as mesazheve nuk i përgjigjesh

Pacolli i shkruan Kurtit: Më takoje kur të duhej vota ime, tani as mesazheve nuk i përgjigjesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In