• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Roland Bejko: Takimi i Berishës në Gjirokastër, një dështim. Tregon krizën në të gjithë PD-në

by A M
20/01/2025 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pedagogu Roland Bejko e cilësoi të dështuar takimin e kreut të PD-së me demokratët e Gjirokastrës. Në një intervistë në MCN, Bejko tha se ky takim tregon se kriza është e shtrirë në të gjithë PD-në.

“Pjesëmarrja në sallë ishte shumë e vogël. Aty nuk kishte asnjë themelues. 80-90% e tyre janë gjallë akoma. Por në sallë nuk ishin.

Kjo tregon që PD jo vetëm në Gjirokastër po në të gjithë vendin është në krizë të thellë. Këtë krizë e ka shkaktuar vetë Sali Berisha.

Partia që kemi pasur ne dhe partia që është sot janë gjëra të ndryshme. Edhe nëse mendonte Berisha se e kishte parti personale, ne të tjerët atëherë mendonim se ishim aksionerë. Por sot njerëzit e kanë kuptuar se PD nuk është më partia e tyre. Por edhe Berisha ka kuptuar se me kaq sa ka mbrapa nuk e merr dot pushtetin.

Ai e di se nuk janë as më të fortë, as më të bashkuar. Nëse do realisht fitoren, ai duhet të lëvizë në dy drejtime: të krijojë një databazë të elektoratit të diasporë dhe të bashkojë PD siç ka qenë.

Vizita e Berishës në Gjirokastër ishte dështim. Por ai ka filluar se duhet të bashkojë PD nëse do të vijë në pushtet.

Me aq sa e njoh unë PD, si themelues që nga ’90-a e deri sot, është në kuotat më të ulëta. Nuk do të gjejnë dot komisionerë.

Bejko tha se PD pas rikthimit të Berishës u është larguar parimeve të viteve ’90.

Kemi në krye të PD dikë që e ka marrë peng PD. Ai u kthye kur iu prekën interesat e tij personale. Ai pretendon se mbron parimet e ’90-s. Ata që mbrojnë këto parime jemi ne që i kemi dalë përballë PD-së. Parimet e ’90 ishin të integrohej vendi në BE dhe jo ta shikonim me dylbi BE-në.

Duke u ndalur te vota e emigrantëve, ai tha se nuk pret ndonjë ndryshim të madh, pasi diferencën do të bëjë sërish vota e atyre që jetojnë në Shqipëri.

Po të nisesh nga fakti që emigrantët kërkonin të votonin, unë mendoj që do të kishte një bum të madh të regjistrimit të tyre. Por nuk jemi në këto kushte. Janë rreth 30-40 mijë të regjistruar.

Por PD është shumë poshtë në sondazhe dhe diferencën do ta përcaktojë votuesi vendas”, tha Bejko.

Next Post
Vendimi i parë i Trump, SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën

Vendimi i parë i Trump, SHBA tërhiqet nga marrëveshja e Parisit për klimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In