‘Nëse je me Berishën, mos më voto’. Ishte ky mesazhi i Roland Bejkos ndaj cdo demokrati të Tiranës që nuk e ka ndarë mendjen se në cilin krah të historisë qëndron.
“Nuk e dua votën e atyre që mbështesin një anti-amerikan. Dua votën e cdo demokrati që tani ka reflektuar dhe ka kuptuar se ka humbur rrugën”, tha ai.
Bejko tha se PD-së i ka ngelur tashmë pjesa e shëndoshë dhe që nuk ka mëkate nga qeverisjet e dikurshme të Berishës.
“Berishës i kanë ngelur ata që u ndëshkuan me 1 mln vota kundër. Ne kemi qenë në pozicione të larta në qeverinë e tij, por nuk kemi qenë të korruptuar dhe as nuk kemi bashkëpunuar me krimin”, shtoi më tej.
Kandidati i PD-së sulmoi edhe premtin e Belind Këllicit për transportin publik, duke thënë se autobusët falas nuk realizohen, sepse në kapitalizëm s’ka asgjë falas.