• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Roja presidenciale në Nigeri e shpall veten udhëheqës të shtetit pas puçit ushtarak

by Java News
28/07/2023 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i gardës presidenciale në Niger, gjenerali Omar Tchiani, e ka emëruar veten president të Këshillit Kombëtar dhe kështu lider të ri të vendit afrikan. Tchiani i bëri këto deklarata në televizionin kombëtar të premten, më 28 korrik.

Oficerët e rojës presidenciale e arrestuan presidentin e Nigerit, Mohamed Bazoum – i cili ishte zgjedhur në mënyrën demokratike më 2021 – në pallatin e tij presidencial të mërkurën.

Në mbrëmjen e njëjtë, 10 oficerë ushtarakë njoftuan në televizionin kombëtar se Këshilli Kombëtar për Sigurinë e Atdheut (KKSA) e ka marrë pushtetin në dorë. Ministria e Mbrojtjes e Nigerit, vendit të Afrikës Perëndime me një popullsi prej 26 milionë banorë, i ndaloi protestat dhe demonstratat të enjten.

“Forcat tona të mbrojtjes dhe sigurisë… kanë vendosur t’i japin fund regjimit të cilin e njihni edhe ju”, tha koloneli Amadou Abdramane gjatë një fjalimi në televizioni kombëtar. Ushtria e Nigerit i ka paralajmëruar shtetet e huaja të mos tentojnë ndërhyrjen ushtarake, duke thënë se ajo mund të ketë pasoja shkatërruese për vendin.

Puçi është duke u mbështetur edhe nga partitë opozitare, sipas një deklarate të publikuar në mediat e Nigerit. Mbetet e paqartë se për sa parti opozitare bëhet fjalë.

Të enjten, përpjekjet e ushtrisë për ta marrë në dorë pushtetin e vendit u kritikuan ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Unioni Afrikan dhe qeveritë individuale, përfshirë ajo e Rusisë dhe ajo e Gjermanisë. Berlini i ka rreth 100 ushtarë të vendosur në Niger.

Koloneli i Ushtrisë së Nigerit, Amadou Abdramane, tha të mërkurën vonë në televizionin kombëtar se ushtria i ka pezulluar të gjitha institucionet dhe i ka mbyllur të gjithë kufijtë në vendin e Afrikës Perëndimore. Të enjten u mbyll edhe hapësira ajrore e Nigerit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka bërë thirrje për lirimin e “menjëhershëm” të Bazoumit, si dhe për “për respektimin e menjëhershëm të sundimit të ligjit dhe për siguri publike”.

Trazirat në Niger vijnë në një periudhë kur fuqitë perëndimore janë të shqetësuara për operacionet e grupit mercenar Wagner në këtë rajon të paqëndrueshëm. Në Malin fqinj, mercenarët rusë të armatosur rëndë po ndihmojnë regjimin ushtarak për t’i luftuar kryengritësit xhihadistë.

Nigeri po përballet me dy kryengritje islamike – njëra në jugperëndim, e cila erdhi nga Mali fqinj në vitin 2015, dhe tjetra në juglindje, ku janë të përfshirë xhihadistët të bazuar në Nigerinë verilindore. Grupet militante aleate të Al-Kaedës dhe Shtetit Islamik janë aktive në vend.

Presidenti Bazoum, i cili u zgjodh në mënyrë demokratike në vitin 2021, është një aleat i ngushtë i Francës dhe vendeve të tjera perëndimore. Nigeri ka përjetuar katër grusht shtete dhe tentative të shumta të tjera që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1960./m.j

Next Post
Përfundon mbledhja ‘online’ e Bardhit/ Nga anulimi i zgjedhjeve të 29 korrikut tek çregjistrimi i Bashës, ja vendimet që u morën

Nesër gara për kreun e PD, Grupi Parlamentar nuk i njeh zgjedhjet: Basha ka lajmëruar një akt përçarës, një turp

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In