Pasditen e sotme anija e Rojes Bregdetare P-05 “Vjosa” i ka ardhur në ndihmë katër personave të cilët ndodheshin në një velierë me flamur turk në gjirin e Sarandës.
Veliera “FELTON”, me 4 persona në bord kërkoi ndihmë, pasi kishte ngelur në det të hapur për shkak të një difekti të rëndë në motorr, mungesës së karburantit si dhe bllokimit të spirancës.
Me marrjen e sinjalit, menjëherë u nis për ndihmë anija e gatshme e Rojes Bregdetare P-05 “Vjosa”, e cila kreu rimorkimin e mjetit lundrues për në portin e Sarandës. Veliera u ankorua në portin e Sarandës dhe gjendja shëndetësore e personelit është e mire./a.m.