Presidenti iranian, Hassan Rohani ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 19 majit për një mandat të dytë katër vjeçar, njoftoi sot zëvendëspresidenti i ngarkuar për Çështjet Parlamentare, Hosseinali Amiri, cituar nga mediat.
“Rohani në javët e fundit ra në përfundimin se do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”, deklaroi Amiri në prani të medias në Parlament, duke përfshirë agjencinë zyrtare të lajmve “Irna” që raportoi deklaratat e tij.
I zgjedhur në 2013 me mbështetjen e të moderuarve dhe reformatorëve për një mandat të parë katër vjeçar, Hassan Rohani, një besimtar i moderuar, nuk ka njoftuar ende zyrtarisht kandidaturën e tij./b.d