• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Roe v. Wade”, historia e gruas që legalizoi për herë të parë abortin në SHBA në vitin 1973

by A R
29/06/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aborti në SHBA është kthyer sërish në kryefjalën e ditës, njësoj si 50 vite më parë. Protestuesit vazhdojnë të diskutojnë vendimin e Gjykatës Supreme për Roe v. Wade, dosja kushtetuese, e cila është kodifikuar kështu dhe la në fuqi të drejtën e abortit, sot është rrëzuar. Por pse quhet kështu, si nisi dhe çfarë përfaqëson ekzaktësisht Roe v. Wade dhe gruaja pas saj, Norma McCorvey, e njohur më mirë me pseudonimin Jane Roe.

Në Shtator 1969, 21-vjeçarja McCorvey mbeti shtatzënë për herë të tretë. Me një fëmijëri të vështirë nga pas, braktisi shkollën në  klasë të nëntë dhe e dërguar në një shkollë riedukimi pasi një punonjëse hoteli e pa duke u puthur me një vajzë tjetër. McCorvey pati marrëdhënie si me meshkuj dhe me femra, por vetëidentifikohej si lesbike.

Ajo u martua për herë të parë në moshën 16-vjeçare, por u divorcua kur bashkëshorti i saj nisi ta dhunonte fizikisht. Në 1965, lindi një vajzë dhe kishte varësi nga droga e alkooli, ndaj i kaloi kujdestarinë nënës së saj. Në 1967, lindi një tjetër fëmijë që e dha për birësim.

Gjatë shtatzënisë së tretë, McCorvey shpresonte të kryente një abort. Por ligjet në Teksas ishin tejet të ashpra dhe e lejonin vetëm në rast se fetusi kërcënonte seriozisht jetën e nënës. Duke mos pasur mundësinë të udhëtonte në një shtet që e lejonte dhe as të paguante për një abort të paligjshëm, ajo u lidh me dy avokate nga Dallasi, Sarah Weddington dhe  Linda Coffee.

Të dyja avokatet ishin në kërkim të pretekstit perfekt për të kundërshtuar ligjet e Teksasit. Në 1970, kur McCorvey ishte 5 muajshe shtatzënë, firmosi një deklaratë, për të cilën më vonë tha se nuk e lexoi kurrë.  “Ajo donte thjesht një abort të shpejtë, pa pasur asnjë ide se do kthehej në diçka kaq të madhe”, shkroi “New York Post” asokohe.

Avokatet e dërguan çështjen në gjykatën e Dallasit, që u njoh edhe si Roe v. Wade. Padia e anonimizonte McCorvey duke e quajtur “Jane Roe” ndërsa Wade u vendos për Henry Wade, avokati i distriktit i cili mbronte ligjin vendas. Gjykata e distriktit vendosi në favor të avokateve se ligji ishte jo-kushtetues dhe dëmtonte privatësinë e grave, por nuk pranoi kërkesën e tyre për heqjen e ligjit kundër abortit, ndaj ato e apeluan vendimin në Gjykatën Supreme.

Pas një lufte ligjore, më 22 Janar 1973 aborti u legalizua në të gjithë SHBA-në pasi fitoi me shumicë votash në juri, 7-2. Në kohën kur gjykata vendosi në favor të Roe, shtatzënia e McCorvey kishte mbaruar. Në pamundësi të abortit,ajo lindi një vajzë më 2 Qershor 1970, të cilën e dha për birësim.

Për vite të tëra, McCorvey, e cila pati përfshirje të kufizuar në çështje, e mbajti sekret identitetin e saj si “Jane Roe”, madje edhe nga partneri i saj, Connie Gonzalez. “Roe v. Wade ishte një çlirim për gratë në përgjithësi, por e parëndësishme për znj. McCorvey në veçanti”, shkroi më vonë “Washington Post” në nekrologjinë e saj.

“Ajo më tha për vendimin e Gjykatës Supreme”. Dhe unë i thashë “kjo është fantastike”.”Por ti je katolik”, më tha ajo. “Edhe çfarë? Një grua ka të drejtë të zgjedhë”. “Epo, unë jam Jane Roe”, u përgjigj ajo. “Posi, dhe unë jam Papa”, rrëfeu Gonzalez bisedën me McCorvey ditën e shpalljes së vendimit.

Në vitet 1980, McCorvey nisi ta publikonte historinë e saj dhe mbronte të drejtën e zgjedhjes. Por më 1995, ajo bëri një kthesë të papritur, duke e quajtur veten një “të krishterë të rilindur” dhe një kundërshtare të abortit. Pak para vdekjes së saj në 2017, e ndryshoi sërish historinë duke e mbështetur abortin, madje në një intervistë për dokumentarin “AKA Jane Roe”, tha:

“Unë mora para nga avokatë kundër abortit, që më vendosnin para kamerës dhe më përcaktonin çfarë do të thosha”. Kur regjisori i dokumentarit e pyeti “nëse ishte e gjitha një shtirje”, ajo u përgjigj “po, isha e mirë edhe me të”.

“Unë nuk isha personi i gabuar për t’u bërë Jane Roe. Nuk isha personi i duhur për t’u bërë Jane Roe. Isha thjesht personi që u bë Jane Roe, i Roe v. Wade. Dhe historia ime e jetës, me gjithçka, ishte një pjesë e vogël e historisë”, shkroi Norma McCorvey në autobiografinë e saj, “I am Roe”.

/a.r

Next Post
E rëndë në Fier, 67-vjeçari gjendet i vdekur pranë kanalit të ujit

E rëndë në Fier, 67-vjeçari gjendet i vdekur pranë kanalit të ujit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In