• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Romë, atje ku mafia është më pranë pushtetit

by
08/06/2015 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roberto Saviano

Të hartojë mafiet, t’iu dallojë rolin qendror në ekonominë botërore, të tregojë evoluimin e tyre, ja se çfarë bën, në mënyrë shkencore “Atlasi i mafieve. Historia, ekonomia, shoqëria, kultura” e botuar nga Rubbettino. Në Sallonin e Librit në Torino u paraqit vëllimi i tretë i kolanës. Për të folur për të ishin të pranishëm redaktorët Enzo Ciconte dhe Francesco Forgione dhe bashkë me ta ishte edhe prokurori i Romës, Giuseppe Pignatone.

Do të ndalem te kapitulli i bërë nën kujdesin e Pignatone-s dhe e zv.prokurorit Michele Prestipino “Mafiet në Romë, mafia e Romës”, sepse fjalët e tyre të para i ndiej shumë pranë. Ata shkruajnë: “Është historikisht e njohur shumë mirë vështirësia, që ndonjëherë është ndrydhje e vërtetë, edhe kulturore, ta dallosh ekzistencën e mafieve në vendin tonë”. Që nga Berlusconi që i akuzoi ata që flasin apo shkruajnë për mafien, madje edhe kë prodhon apo interpreton filma dhe seriale televizive që flasin për mafien, se përbaltin vendin, se eksportojnë një imazh negativ të Italisë, deri te politika aktuale që i trajton problemet gjithnjë dhe vetëm sipas një optike emergjencash. Pa e pyetur veten se si mund të jetë emergjencë diçka që ka shekuj që e prek vendin tonë. Si mund të jetë emergjencë ajo që tashmë është bërë dhe njihet si vetë pjesë e ADN-së sonë, e së shkuarës sonë, e së tashmes dhe për fat të keq, edhe e së ardhmes sonë.

Pignatone dhe Prestipino vijojnë më tej: «Sigurisht, më të mëdha dhe më të vështira për t’u mposhtur janë rezistencat për të pranuar penetrimin apo zgjerimin e interesave mafioze në zona të mëdha të rajoneve te qendrës dhe të veriut, që konsiderohen, natyrisht gabimisht, si të pacenueshme nga një rrezik i tillë”. Më akuzuan se njollosa veriun, se e quajta “mafioz”, mblodhën firma kundër meje që kisha folur për infiltrimin e Ndragheta-s në veri në televizion, i injoruan hetimet që tani janë kthyer në dënime, që shfaqnin në mënyrë të qartë një realitet kriminal në zgjerim. Një realitet kriminal që tashmë ndihej në shtëpinë e tij kudo nëpër Itali dhe jo më vetëm në Jug.

Dhe më tutje: “Të hipotezosh më pas se mafiet kanë ngulur rrënjë edhe në Romë, në kryeqytetin e vendit, iu duk shumëkujt dhe disave i duket ende, një sajesë hetimi shumë e guximshme, aq sa duket si një fantazi e madhe”. E megjithatë, pas “Mafia capitale” askush nuk mund të thotë më se Roma është e paprekshme nga fenomeni kriminal. Askush nuk mund ta lidhë më vetëm me Bandën e Magliana-s bashkëpunimin kriminal të kryeqytetit. Madje, po të studiosh historinë kriminale të Romës, mund të vihet re se pikërisht për lidhjet e verifikuara me “Banda della Magliana”, mes fundit të viteve ’70 dhe fillimit të viteve ’80, në Romë e kishte bazën e tij operative Pippo Calò, i njohur si “arkëtari i mafies”. Në vijim Pasquale Galasso, bos i Familjes së Re të Carmine Alfieri-t, i përfshirë në vrasjen në Romë të Vincenzo Casillo-s, i quajtur ’o Nirone, gjenerali i Cutolo-s në zonë, pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, rrëfeu se “mafia në Romë ka qenë që prej viteve ’60-’70, është ende sot dhe do të vazhdojë të jetë gjithnjë. Roma mafioze ishte strehimi, mbrojtja e mafiozëve. Më 1982-n u njoha me Pippo Calò, Michele Zaza ishte në Romë, Mario Iovine është në Romë prej 15/20 vjetësh, Moccia-t nuk ekzistojnë më në Napoli, në Afragola, janë në Romë”.

Giovanni Falcone thoshte se mafia, si çdo fenomen njerëzor ka gjasa të përfundojë. Unë shtoj se përpara fundit, mafia, si çdo fenomen njerëzor ka gjasa të evoluojë, të shndërrohet me ndryshimin e kohës. Përpara shuarjes (nëse do të ndodhë ndonjëherë) do të ndërrojë lëkurë njëmijë herë. Dhe si çdo fenomen njerëzor lind në tokën e periferive për të lulëzuar dhe për t’u rritur më pas mbi asfaltin e qyteteve, atje ku mund të hyjë në kontakt me politikën dhe sipërmarrjen. Kështu ka qenë gjithnjë mafia romane, një mafie që arrin më shumë se çdo tjetër që t’i vajisë ingranazhet sepse është pranë pushtetit, atij të vërtetë, atij që ka rëndësi, atij që përcakton investimet, që lëvron fondet, atij që lëviz para dhe konsensus.

Dhe në heshtjen e politikës, ku pavarësisht fjalëve të shumta shpesh nuk ka fakte, në heshtjen që e mbështjell fenomenin kriminal, “Atlasi” mbush një boshllëk, një boshllëk të mbushur nga përvojat e atyre që kanë bashkëpunuar, nga zërat e tyre: zëra të domosdoshëm.

l’Espresso

Next Post

Gjoba e parë për tejkalim shpejtësie, 19 km/orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com