• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Robert Ndrenika vlerësohet me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, nderohen edhe 6 artistë të tjerë

by A R
24/02/2017 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një ceremoninë solemne të zhvilluar sot në Institucionin e Presidentit të Republikës, ku ishin të pranishëm artistë dhe aktorë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, regjisorë e skenaristë, familjarë dhe personalitete të artit e kulturës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi aktorë të mëdhenj të skenës teatrore dhe kinematografisë shqiptare me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë shtetërore, pas vdekjes aktorëve Sulejman Pitarkës, Sandër Prosit, Kadri Roshit e  Violeta Manushit  “Në shenjë vlerësimi që ishin ndër të parët e artit skenik shqiptar, bashkëkontribues në fillesat e Teatrit Kombëtar, duke vënë në shërbim të roleve dhe interpretimeve e të zhvillimit të teatrit e kinematografisë në Shqipëri talentin, kulturën, dijen, urtësinë, punën e tij të palodhur që e bënë një shprehës të përkryer mjeshtërie të lartë dhe përkushtimi të pashoq.”

Kreu i Shtetit i akordoi dekoratën e lartë shtetërore edhe aktores Margarita Xhepa, “Si mjeshtre e përkryer dhe interpretuese e rrallë e artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë të personazheve aq të spikatura jetësore, e cila për dekada me radhë ka portretizuar karaktere të panumërta dramatike e aq të dashura, duke mbetur përjetësisht e gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë.”;

Robert Ndrenikës  “Në vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar.”; si dhe Tinka Kurtit “Me vlerësim të merituar shtetëror për interpretimet e saj të përkryera e mallëngjyese, duke u shndërruar prej disa dekadash me radhë në njërën prej aktoreve më të adhuruara e mbresëlënëse të filmit shqiptar që nga filmi i parë ‘Tana” e deri në qindra role të paharrueshme nëpër skenat tona teatrore.”

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Nishani u shpreh se kontributi i këtyre personalitete është i shtrirë gjatë në kohë dhe nga pikëpamja artistike i ka fillesat e tij që nga filmi i parë shqiptar ‘Tana’ ku ishin të pranishëm në moshë shumë të re në atë kohë me interpretimet e tyre mjeshtërore Tinka Kurti, Naim Frashëri, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi Marie Logoreci, Violeta Manushi, Nikolla Panajoti, Melpomeni Çobani, Mihal Stefa, Vani Trako, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi, Esma Agolli e shumë e shumë të tjerë, që percollën dimension të madh kulturor, artistik, e profesional

Duke ju drejtuar të pranishmëve, kreu i shtetit vuri në dukje se “Nuk është aspak e lehtë që të përmbledhësh në një fjalë ceremoniale dekadat dhe vitet e punës rolet e panumërta, djersën, mundin, talentin, kontributin, arritjet artistike e kulturore, interpretimet magjepsëse të këtyre gjigantëve të skeëns dhe të ekranit e të kulturës sonë kombëtare, që më madhështore si dimension kanë pikërisht atë që sot e kësaj dite janë e duken të freskëta. Dhe jo vetëm në kujtesën e atyre që e kanë dashur dhe e duan teatrin, filmin, por në panteonin e asaj që përbën krenarinë e trashëgimisë sonë kombëtare të kulturës.

“Përpjekjet dhe arritjet e mjeshtrave të mëdhenj të kinematografisë sonë përfaqësojnë dimensione të patjetërsueshme të artit, kulturës dhe emancipimit tonë në tërësi. Vlerat e trashëgimisë së tyre janë dhe do të jenë gjithmonë ushqim shpirtëror dhe mendor pa të cilin jam i sigurt, se çdo komb, sado të lashtë dhe të pasur që mund ta ketë trashëgiminë e vet, nuk mund të ecë dot përpara, aq më tepër Shqipëria jonë e vogël., tha Nishani.

Nderim dhe mirenjohje për gjithçka keni bërë e keni arritur në skenë, patjetër edhe me ndihmën e pakursye të familjeve tuaja, të të afërmve e të miqve tuaj, Ndaj duke përfituar nga privilegji që kam dhe të adresohem në këtë ceremoni këtyre njerëzve, dua t’ju them vetëm faleminderit, dhe të mbeteni përherë ashtu siç jeni: monumente jo vetëm të kujtesës, por në tërësi të kulturës dhe civilimit shqiptar” – përfundoi fjalimin e tij Presidenti i Republikës.

/a.m.

Next Post
VIDEO/ Familja shkodrane po kthehej nga Kisha e Laçit, kur papritur makina merr flakë

VIDEO/ Familja shkodrane po kthehej nga Kisha e Laçit, kur papritur makina merr flakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In