• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Robert Mueller, prokurori që po trondit Shtëpinë e Bardhë

by Java News
31/10/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I përshkruar si një person i rreptë dhe metodik, prokurori special Robert Mueller pritet të dorëzojë paditë e para në çështjen ruse, ku po udhëheq një hetim të ndjeshëm që po trondit Shtëpinë e Bardhë.

Që nga emërimi i tij në muajin maj, si prokuror special në hetimin për marrëveshje të mundshme mes stafit të ngushtë të Donald Trump dhe Rusisë, Robert Mueller nuk është prononcuar për asnjë rast, duke preferuar të punojë në fshehtësi me një ekip prej 12 avokatësh, në zyrat në qendër të Uashingtonit, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë.

I lindur në gushtin e 1944, ish-kreu i FBI-së nën drejtimin e presidentëve George Ë. Bush dhe Barack Obama, fitoi respektin e republikanëve si dhe demokratëve duke mos hezituar në atë kohë për të kundërshtuar Shtëpinë e Bardhë, për praktikat që ai i konsideronte si të paligjshme.

“Robert Mueller mund të mburret për vendosmërinë dhe paanësinë e shfaqur”, komentoi në momentin e emërimit të tij senatori demokrat Richard Blumenthal, një nga kritikët më të ashpër të Donald Trump.

Ai nuk ka asnjë lidhje të njohur me Donald Trump dhe është hetuesi i parë i pavarur që po merret me rastin për ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet amerikane me të gjithë pasojat e vendimit.

I emëruar në krye të të plotfuqishmes policisë federale amerikane, vetëm një javë përpara sulmeve të 11 shtatorit 2001, Robert Mueller qëndroi në këtë post për një periudhë 12 vjeçare.Mandati i tij i gjatë u dominua nga çështjet e terrorizmit dhe të inspektimeve.

Ai u spikat për një riorganizim në thellësi të FBI në një moment kur agjencia po përballej me kërcënimet për shpërbërje pasi kishte dështuar në parandalimin e sulmeve, përgatiti”kp”. (b.an)

Next Post
Renditja e “The Economist”, njihuni me 100 universitetet më cilësore

Renditja e "The Economist", njihuni me 100 universitetet më cilësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In