• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

RMV pranon propozimin francez/ Meta: I hapet rrugë integrimit në BE! Vendimmarrësit shqiptarë duhet të kthjellohen mirë për…!

by Java News
16/07/2022 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut e cila miratoi propozimin francez.

Kreu i Shtetit shqiptar thotë se ky vendim i hap rrugë negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vendimi i Këshillit Europian që do merret pas disa ditësh, duhet të kthjellojë mirë çdo vendimmarrës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave.

Meta thotë se përgëzon edhe faktorin politik shqiptar që ka mbetur besnik i orientimit europian të Shqipërisë.

Postimi i Ilir Metës:

Përshëndes votimin pro-formulës Makron nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut, që çel rrugën e negociatave të anëtarësimit në BE javën e ardhshme për të dy vendet tona.

Përgëzoj faktorin politik  shqiptar, që gjithmonë mbetet besnik i orientimit europian, vendimtar për paqen, sigurinë dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Vendimi i Këshillit Europian që do të merret pas disa ditësh duhet të kthjellojë  mirë çdo vendimmarës këtu për përgjegjësitë që ka në ndjekjen e politikave që Shqipërinë e bëjnë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse.

Çfarë është propozimi francez

Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.

Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.

Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.

Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane./m.j

Next Post
FOTO/ Shpëtoi shokun që po mbytej duke ngrënë, njihuni me 7-vjeçarin “hero”

FOTO/ Shpëtoi shokun që po mbytej duke ngrënë, njihuni me 7-vjeçarin “hero”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In