• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rizgjedhja/ Korriku, muaji i nxehtë i kreut të PD që mban peng 18 qershorin

by Java News
11/05/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/   

Lulzim Basha ndodhet tashmë në një udhëkryq jo vetëm sa i përket zgjedhjeve të 18 qershorit, por edhe brenda partisë që ai drejton. Me 22 korrik atij i mbaron mandati si kryetar i PD-së. Këto dy data, ndonëse në dukje nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, në fakt i bashkon diçka. Ato përcaktojnë në një farë mënyre edhe fatin politik të Bashës. Duke analizuar me vëmendje rrugëtimin e tij politik nga dita që mori mandatin e kryetarit të PD-së me 22 korrik 2013 e deri tani pas 4 vitesh, më shumë kupton se ecuria e tij politike ka qenë e përqëndruar në ruajtjen e mandatit si kryetar sesa e një përpjekje serioze për të ndërtuar një profil politik prej lidershipi që do të mund të bëntë qytetarët ta shikon si alternativë qeverisëse.

4 vite më parë Basha erdhi në krye të PD-së falë një procesi të kontestuar nga ana e rivalit të tij në garë Sokol Olldashi. Ai mori afro 81% të votave të anëtarëve të PD-së, por procesi i votimit u denoncua nga vetë pjesa që mbështeste Olldashin. Ata e akuzuan Bashën se zgjedhjet për kryetar të PD-së u trukuan, duke përjashtuar nga lista anëtarë të PD-së që përkrahnin Olldashin dhe duke i mbushur listat me persona që s’kishin qenë kurrë anëtarë. Në shenjë proteste Olldashi nuk shkoi fare të votonte ndonëse ishte rivali i Bashës në garë. Gjerësisht procesi i zgjedhjes së Bashës në krye të PD-së u komentua më shumë si një lënie trashëgime nga ana e Berishës sesa një proces ku anëtarësia e PD votoi realisht për zgjedhje kryetari.

Por cili është bilanci i Bashës në planin elektoral dhe atë partiak pas 4 vitesh në krye të PD-së? Pa mëdyshje mund të thuhet se situata e PD-së është shumë më e përkeqësuar sesa ishte 4 vite më parë në planin elektoral, dhe me një bilanc nga më negativët në raport me komunitetin ndërkombëtar e sidomos me SHBA dhe BE që nga dita e themelimit. Në planin elektoral Basha ka humbur thellësisht një serial zgjedhjesh të pjesshme lokale si në Korçë, Dibër, Ersekë. Ndërsa në zgjedhjet lokale të 2015 e rrudhi PD në nivel qeverisje vendore si asnjëherë më parë. Arriti të fitojë vetëm 15 bashki nga 61 që ishin në zgjedhje. Si të mos mjaftonte kjo ai bojkoti reformën administrative, si dhe vendosi që PD të votonte kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Ndërsa në planin ndërkombëtar Basha e ka vënë PD në konflikt të hapur me SHBA-në dhe BE-në. Kjo filloi që me reformën administrative duke kulmuar më pas me Reformën në Drejtësi. Në vijimsi ai ka injoruar çdo rekomandim, këshillë apo dhe marrëveshje me ndërkombëtarët. Duke mos bërë diferencë me militantët e zakonshëm, Basha ka dirizhuar një seri sulmesh deri dhe personale ndaj ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë, si dhe ndaj përfaqësuesve më të lartë të Brukselit, duke i akuzuar deri dhe si të blerë me para droge. Marrëdhëniet mes Bashës dhe Brukselit e Uashingtonit u përkeqësuan akoma më keq pas vendosjes së çadrës së PD në Bulevard me kërkesën për qeveri teknike e cila në thelb është një përpjekje për të marrë pushtetin në tavolinë. Çdo kërkesë nga Uashingtoni, Berlini, Brukseli është shpërfillur nga Basha. Qartazi duket se ky 4 vjeçar i tij në krye të PD-së ka një bilanc negativ. E vetmja arritje mund të konsiderohet ligji për dekriminalizimin. Por në 4 vite është shumë pak për kryetarin e një partie të madhe që synon të qeverisë vendin.

Aktualisht PD nuk ka asnjë program zgjedhor, thuajse asnjë alternativë qeverisëse. Në 4 vite me përjashtim, të disa takimeve me grupe interesash, nuk u hartua asnjë dokument serioz për alternativën e re qeverisëse të PD-së. Politika me ngjarje dite nuk arriti të profilizojë alternativën qeverisëse të PD. Parë në këtë plan lehtësisht konstatohet se 4 vitet e Bashës në krye të PD-së janë vitet e përkeqësimit me hapa galopant të imazhit të kësaj partie, e cila është tashmë zëri kryesor antiperëndimor jo vetëm në Tiranë, por edhe në rajon. Për çdo rival të Bashës brenda PD-së, qoftë dhe ky edhe Presidenti Nishani që me 24 korrik i mbaron mandati,  kjo do të ishte situata më ideale për të garuar për postin e kryetarit të PD-së. Por deri më tani duket qartazi se s’ka asnjë shenjë se do të ketë zgjedhje brenda PD-së pas datës 22 korrik. Në funksion të kësaj duket se është edhe 18 qershori. Një ballafaqim elektoral do e bënte të lehtë largimin e Bashës nga kreu i PD-së pas 22 korrikut. Por zgjidhja duket se është: përsa kohë për PD-në nuk ka 18 qershor, për aq kohë nuk ka as 22 korrik.

javanews.al

Next Post
VIDEO/ Shkëmbejnë zjarr si në filma, vritet agresori, reagimi i policisë

VIDEO/ Shkëmbejnë zjarr si në filma, vritet agresori, reagimi i policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In