• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rivlerësimi i pasurive, Ahmetaj: Afati zgjatet deri deri në 31 Maj 2017

by Java News
07/02/2017 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë në Sportelet e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP) në Tiranë që administrohen nga ADISA, për të parë nga afër ecurinë e procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

“Dua të ndaj me qytetarët që qeveria ka vendosur ta zgjasë afatin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme deri në 31 Maj 2017. Arsyeja është e drejtpërdrejtë, ka pasur një sukses të dukshëm. Deri më sot, nga dita e parë që ligji hyri në fuqi në 1 shtator 2016, janë 27 mijë aplikime në të gjithë territorin e Shqipërisë, pra janë 27 mijë familje shqiptare që kanë përfituar një tatim të ulur nga 15% në 2%.

Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 20 milionë dollarë, ndërkohë që për shkak të kësaj taksë të ulët, qytetarët kanë kursyer 156 milionë dollarë. Pra, nëse tatimi për rivlerësimin e pronës do ishte 15%, pagesa do të ishte 156 milionë dollarë më shumë. Kursimi është i dukshëm dhe ajo që është për t’u shënuar, është se vlera e rivlerësuar e pasurisë së qytetarëve, pra vetëm diferenca (nga vlera historike, në vlerën e tregut) në kaq pak muaj, është 1 miliardë dollarë pus.

Pra, për ta thënë fare thjesht, qytetarët kanë përfituar një kursim prej 156 milionë dollarësh nga një pagesë më e ulët takse dhe kanë përfituar një vlerë të formalizuar, një pasuri të rivlerësuar, ku vetëm diferenca është 1 miliardë dollarë.

Është një nga politikat e thjeshtimit të taksave e qeverisë dhe e theksoj sërish, ne si qeveri, kaluam në Këshill të Ministrave dhe i kaluam Parlamentit projektligjin për shtyrjen e afatit për rivlerësim.

Gjej rastin të falënderoj dhe ADISA-n, edhe Kryeregjistruesin për shërbimin e shpejtë që i kanë ofruar qytetarëve dhe sigurisht i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi që qeveria ka vendosur të afrojë nëpërmjet këtij ligji. Gjithashtu, dua të theksoj që në këto zyra qytetarët mund të marrin shërbim edhe ditën e shtunë, pra gjashtë ditë në javë dhe ka 70-80 aplikime të shërbyera në ditë për rivlerësimin” – tha Ministri Ahmetaj.

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët. Afati I fundit për rivlerësim është data 31 Maj 2017.

ma.me

Next Post
Messi alarmon Barcelonën, ka një karton të verdhë

Messi alarmon Barcelonën, ka një karton të verdhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In