• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rivlerësimi i trojeve dhe banesave, ja çfarë përfitojnë qytetarët dhe bizneset

by Java News
24/08/2016 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në shkurt të vitit 2017, një qytetar i cili ka një pronë në emër të tij mund ta rivlerësojë atë, duke u taksuar vetëm me 2 për qind dhe jo 15 për qind. Ligji i ri për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i cili hyn në fuqi në muajin shtator, ul detyrimin tatimor edhe për biznesin, përkatësisht me 3 %. Zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, bën me dije përfitimet që kanë qytetarët dhe bizneset nga zbatimi i ligjit të ri, duke e ilustruar atë. Në intervistën dhënë për “Panorama”, Beqiraj thotë se rivlerësimi i banesave dhe trojeve duke u taksuar vetëm 2 % është oportunitet për të gjithë ata që duan ta sjellin pasurinë në vlerat reale të saj, për ta shitur më pas. Kjo sepse në momentin e shitjes, vlera e detyrimit tatimor reduktohet me disa herë më pak.

“Qytetarët dhe bizneset që do të rivlerësojnë pasuritë e tyre kanë mundësi të përditësojnë vlerën e pronës në kadastër, duke paguar rrjedhimisht më pak tatim në çdo moment që vendosin të shesin pronën e tyre”. Po ashtu, Beqiraj sqaron edhe skemën që pritet të aplikohet për fshirjen e gjobave dhe për faljen e pjesshme të detyrimeve doganore dhe tatimore për bizneset.

Në shtator nis zbatimin ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Çfarë synon ky ligj?

Ligji për rivlerësimin e pasurive është shumë i rëndësishëm për formalizimin, për qytetarët, si dhe për pasqyrimin real të vlerave të tregut të pronave të paluajtshme. Edhe pse mundësia për rivlerësim është ofruar edhe më parë nga Qeveria shqiptare në vitin 2011, ajo që është vënë re janë vlerat shumë të ulëta të pronave në ZRPP, dhe kjo për shkak: 1) të pronave të ndërtuara para vitit ‘92, të cilat u privatizuan me vlera shumë të ulëta dhe që nuk u rivlerësuan gjatë periudhës që ligji i vitit 2011 shtriu efektet e tij. 2) nëndeklarimin e vlerës së transaksionit për pronat e ndërtuara rishtazi. 3) tregu i tokës kryesisht ka njohur rritje galopante të vlerave, edhe për shkak të ndryshimit të klasifikimit nga tokë bujqësore në truall ndërtimi. Me anë të këtij ligji synojmë që të gjitha bizneset dhe qytetarët të kenë mundësi të përditësojnë vlerat e pronave të tyre në ZRPP me vlerat reale të tregut, duke paguar vetëm 2 % qytetarët dhe 3 % bizneset.

Si do të aplikohet dhe sa i favorshëm është për qytetarët dhe për biznesin?

Deri në shkurt të vitit 2017, një qytetar apo biznes, i cili ka një pronë në emër të tij mund ta rivlerësojë atë. Do të dëshiroja ta sqaroja përfitimin me anë të një shembulli të thjeshtë. Qytetari Z ka në kadastër një pronë, që është regjistruar me vlerën 30,000 euro, por në të vërtetë prona vlerësohet nga vlerësuesit e autorizuar në vlerën 60,000 euro. Qytetari Z mund të kryejë deri në shkurt 2017 procedurën e rivlerësimit, duke paguar vetëm 2 % ose (60,000-30,000) *2% = 600 euro tatim. Supozojmë se pas 6 muajsh, pra në tetor 2017, qytetari do të shiste pronën në vlerën 65,000 euro. Në këtë rast, qytetari do të paguajë tatim mbi të ardhurat nga shitja e pronës në masën (65,000 -60,000 vlera e rivlerësuar në kadastër)* 15% = 750 euro. Por, ç’do të ndodhte nëse qytetari i shembullit tonë nuk do ta rivlerësonte pronën dhe nuk do të përfitonte nga mundësia që jep rivlerësimi? Atëherë, tatimi që do të paguante mbi të ardhurat nga shitja e pronës në tetor të 2017-s do të ishte (65,000- 30,000 vlera e vjetër e kadastrës )* 15% = 5,250 euro. Pra, përfitimi që qytetari do të kishte në shembullin tonë nga rivlerësimi do të jetë një tatim i paguar më i ulët, rreth 3900 euro, që vjen si rezultat i diferencës nga 5,250 euro në 1350 (600 në momentin e rivlerësimit dhe 750 në momentin e shitjes). Pra, qytetarët e bizneset që do të rivlerësojnë pasuritë e tyre kanë mundësi të përditësojnë vlerën e pronës në kadastër, duke paguar rrjedhimisht më pak tatim në çdo moment që vendosin të shesin pronën e tyre. Ndërkohë, kjo iniciativë ul incentivat e individëve dhe bizneseve për të nëndeklaruar çmimin e shitjes së pronës. Duke iu rikthyer shembullit tonë, – qytetari Z, në rast se do të duhet të paguajë 5,250 euro tatim, do incentivohej të nëndeklaronte vlerën e shitjes me qëllim uljen e tatimit. Kështu, qytetari Z jo vetëm do të bënte evazion, por dëmton interesat e blerësin e pronës së tij, i cili do të kishte në kadastër sërish një pronë të nënvlerësuar dhe do të duhet të paguajë tatim të lartë në rast se do të vendoste ta rishiste. Rivlerësimi i pasurive gjithashtu përmirëson kushtet e kredimarrjes, për shkak të rritjes së vlerës së kolateralit në kadastër, duke rritur edhe mundësinë për të marrë kredi në bankë, qoftë për bizneset, qoftë për qytetarët.

A pritet të sjellë efekte kjo nismë për ndërtuesit?

Firmat e ndërtimit, si gjithë bizneset e tjera që kanë pasuri të pashitura në bilancet e tyre, mund t’i rivlerësojnë ato në të njëjtën mënyrë siç shpjegova më sipër. Ulja e detyrimit tatimor i dobëson financat, pasi do të arkëtohen më pak të ardhura? Është e vërtet që arka e shtetit do të arkëtojë më pak. Por kjo vetëm në rast se qytetarët edhe bizneset do të deklaronin gjithmonë çmimin real të transaksionit të shitblerjes, por në realitet nuk ndodh gjithmonë kështu. Gjithsesi, ritheksoj se përveç përfitimit që ka qytetari dhe biznesi, ky ligj është i rëndësishëm për formalizimin e vlerave reale të tregut e përmirësimin e vlerave të kolateralit të përdorur për kredi, të cilët janë faktorë shumë të rëndësishëm për zhvillim ekonomik.

Lidhur me projektligjin për faljen e gjobave të prapambetura të bizneseve, cila është skema që do të ndiqet?

Ministria e Financave po harton një projektligj, të cilin në shtator 2016 do ta paraqesë në Parlament, për faljen e pjesshme të detyrimeve doganore dhe tatimore. Në këtë projektligj është propozuar të falen pa kusht: të gjitha gjobat, detyrimet tatimore dhe doganore, si dhe interesat që lidhen me këto detyrime që i përkasin periudhës deri më 31.12.2011. Së dyti, parashikon të falen vetëm gjobat administrative që lidhen me detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore deri në fund të vitit 2011. Në këtë projektligj është propozuar të falen me kusht 100% e gjobës dhe e 30% e detyrimit dhe interesit përkatës, vetëm nëse paguhet 70% e detyrimit dhe 70% e interesit, për të gjitha detyrimet nga 1 janari 2012. Ndërsa për gjobat që lidhen me detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga viti 2012 e këtej do të falen vetëm pas pagesës 100% të detyrimit përkatës. Projektligji parashikon edhe çregjistrimin e mjeteve të regjistruara në drejtoritë e transportit rrugor pa paguar detyrimet e prapambetura mbi këto mjete, vetëm nëse nuk është bërë asnjë veprim pas vitit 2011.

Sa është fatura që do të falet?

Detyrimet dhe gjobat që jemi të sigurt që do të falen, kuptohet nëse ligji kalon në Parlament, janë vetëm ato që i përkasin periudhës deri në vitin 2011. Këto detyrime dhe gjoba kapin shifrën 40 miliardë lekë, ose rreth 32 milionë dollarë. Theksoj se, për këto detyrime ka mbaruar edhe afati i përdorimit të mjeteve të rikuperimit me forcë të borxhit. Është e vështirë të vlerësoj sa do të falen nga detyrimet dhe gjobat e periudhës pas 2011-s, pasi falja e tyre varet nga kushti i pagesës së 70% të detyrimit dhe interesit.

Next Post
Qytetarët: Rama s’ka pse mban kosto për Shukriun. Shehu nuk jeton prej 10 vitesh këtu

Qytetarët: Rama s'ka pse mban kosto për Shukriun. Shehu nuk jeton prej 10 vitesh këtu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In