• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rivlerësimi i pasurive me vlerën e tregut, si mund të përfitoni nga ligji i ri

by A R
07/01/2020 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i përgjithshëm i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Niko Lera, theksoi sot në një intervistë televizive se ligji i ri për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme përfshin të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar të rivlerësojnë pasuritë e tyre në vlerën reale të tregut sot.

“Në fakt, ishte iniciativë e Kuvendit, e një grupi deputetësh që miratoi një ligj për pasuritë e paluajtshme. Në thelb, ky projektligj i jep të drejtën qytetarëve që të rivlerësojnë pasuritë e paluajtshme dhe të aktualizojnë vlerën e tyre. Pse kanë interes për rivlerësim? Nëse do ta shesë, do paguajë taksë 15% të fitimit kapital, nëse individi bën rivlerësimin, atëherë ai vlerën e rivlerësimit e barazon me vlerën e tregut, paguan 3% dhe e shet pasurinë, dhe pas shitjes fitimi kapital do të jetë shumë shumë i vogël, ose zero. Në terma më të thella, dikush që do të shesë pasurinë e tij mund të reduktojë taksat dhe përfitimi është 1 me 5, pra nëse do ta shiste pasurinë të parivlerësuar do humbte më shumë”, – tha ai.

Lera nënvizoi se, të gjithë qytetarët e interesuar për rivlerësim të pronës së tyre mund të regjistrohen në zyrën e Kadastrës ose të punësojnë një vlerësues privat.

“Ne kemi parashikuar edhe ato që janë në proces legalizimi ose regjistrimi i atyre që e kanë pasur të pamundur të regjistrohen, edhe këto raste kemi bërë të mundur t’i zgjidhim për rivlerësim. Ne kemi dhënë dy opsione: qytetari mund të marrë një vlerësues të licencuar ose nëse nuk dëshiron është zyra e Kadastrës e cila, bazuar në çmimet e tregut të pasurive të paluajtshme sipas çmimit sipas qyteteve mund ta bëjë këtë për qytetarin dhe qytetari paguan vetëm atë 3%”, – u shpreh Lera.

I pyetur nëse do të bëhet rivlerësimi në bazë të vlerës reale të tregut, Lera tha se, “mund ta bëjë rivlerësimin në bazë të vlerës së tregu të lirë, megjithëse ka vlera të tregut që mund t’i afrohen ose të jenë në një linjë me vlerën reale të tregut. Megjithëse nuk është gjithmonë e mundur, sepse edhe brenda një blloku pallatesh, pallate të caktuara mund të kenë vlerë më të lartë, krahasuar me të tjerë qoftë nga vendi i ndërtimit, pozicioni, viti i ndërtimit e shumë të tjera”.

I pyetur se si veprohet në rastet kur një individ ka bërë investime shtesë dhe vlera e pronës së tij është më e lartë se vlera e tregut, Lera tha se, “mund të marrë një vlerësues privat të përcaktojë vlerën reale të tregut”.

I pyetur se si do të veprohet për personat juridikë, Lera sqaroi se, “edhe personat juridikë kanë të drejtën e rivlerësimit me tarifë jo 3% po 5%, sepse edhe një person juridik mund të ketë një pasuri që dëshiron ta shesë nesër, edhe në vend të paguajë 15% tatim mbi fitimin do paguajë këtë taksë, sepse kur ta shesë paguan 5%”.

I pyetur se sa ndikon ky ligj në ekonominë e tregut të lirë, Lera tha se, “efekti neto do jetë 4 milionë lekë. Këto janë të ardhura “one off” që quhen, që ndodhin një herë dhe nuk ndodhin në vitet pasardhëse. Megjithëse në Shqipëri është bërë deri diku këto 10 vitet e fundit deri në 5 vjet. Por kërkesa nga popullata për të bërë rivlerësim të pasurive të tyre të cilat ishin me vlera shumë të ulëta ka qenë një shtysë, një presion për ta rivlerësuar pasurinë e tyre”.

I pyetur se cilët janë kriteret e rivlerësimit, Lera u shpreh se, “vrojtimet, pra në mesataret e çmimeve në një zonë të caktuar, në kontratat e qytetarëve dhe agjencive, çmimet përkatëse apo dhe investigimet nga agjencitë imobiliare, në bazë të këtyre të dhënave rivlerësohen me çmimet përkatëse.”

/a.r

Next Post
Këto shenja të Horoskopit janë super të komplikuara dhe enigmatike

Këto shenja të Horoskopit janë super të komplikuara dhe enigmatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In