Në 400 vjetorin e vdekjes është rivarrosur shkrimtari më i famshën spanjoll, Miguel de Cervantes. Mbetjet e gjetura në një manastir që dikur ishte djegur, e që besohet që janë të shkrimtarit, janë varrosur sot në Madrid pranë një monumenti që i kushtohet atij.
Cervantes njihet në letërsi për kryeveprën e tij, romanin “Don Kishoti”. Ai ishte gjithashtu pjesëmarrës në luftën e Spanjës kundër Perandorisë Otomane dhe për disa vite jetoi në Algjeri.