Rivaldo: “Barcelona gaboi me Suarezin”

Rivaldo, legjenda e Barcelonës, beson se ish-klubi i tij gaboi me largimin e Luis Suarez. S ulmuesi 33-vjeçar befasisht u largua nga Camp Nou dhe për dy sezone me radhë do të luajë te rivali, Atletico Madridi. Rivaldo është i habitur me këtë vendim të Barçës pasi sipas tij, Suarez ka edhe shumë për të dhënë në fushë dhe këtë do ta dëshmojë te Atletico.

Atletico e rrëmbeu golashënuesin e tretë më të mirë në histori të Barcelonës me vetëm 6 milionë euro. Suarez e mbylli etapën te Barça me 198 gola në 283 paraqitje. Rivaldo beson gjithashtu si Lione Messi se Barca gaboi duke e lënë të shkojë Luis Suarezin. “Luis Suarez ka bërë zgjedhje fantastike duke nënshkruar për Atletico Madridin”, tha ishi i Barcelonës. “Doja që ai të qëndrojë në Barcelonë dhe ndjej se ende ka për të dhënë, por Ronald Koeman e bëri të qartë se ai ishte i tepërt në projektin e tij dhe i është bashkuar klubit ku do të vlerësohet”.

“Shpresoj të shkojnë gjërat mirë për Suarezin te Atletico sepse jam fans i tij dhe nuk është dashur të largohet nga Barcelona. Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit dhe e shoh vetëm moshën si fajtor për vendimin për ta lënë të shkojë”. “Ai është luftarak dhe transferim i shkëlqyer për Atleticon. Jam i sigurt se Diego Simeone është i ngazëllyer që në skuadër ka një lojtar të kualiteteve të Suarez, që është golashënues fantastik, luftarak dhe lojtar me eksperiencë të madhe në ndeshje të mëdha”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com