Largohet nga shtëpia një djalë 22 vjeç nga Durrësi.
Sipas burimeve nga policia, më datë 25.07.2016, ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi N.P. 50 vjeç, pasi i është larguar nga banesa djali me iniciale O.P.
Sipas kallëzimit të 50-vjeçarit, i biri është larguar nga shtëpia që më datë 22 korrik dhe prej 4 ditësh nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.
Policia thotë se po punon për gjetjen e të riut, ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e këtij largimi të mistershëm.
Pak ditë më parë, një tjetër djalë nga Durrësi, 25 vjeç, u largua nga shtëpia dhe ishte po babai i tij që denoncoi në polici largimin e të birit.