• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I riu kërkon të ndryshojë emrin në Edi, por gjyshja demokrate mendon ndryshe…

by Java News
12/03/2017 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndreca ka një gjyshe shumë gazmore dhe e veçantë. Ai erdhi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea për t’i bërë një surprizë gjyshes së tij të dashur. Gjyshe Bardhe është 87 vjeçe dhe është në një formë të shkëlqyer fizike, ku çdo ditë mund të eci mbi 5 km. Asaj i pëlqen të bëjë ligjin në shtëpi, të harxhojë gjithë ujin e dushit për t’u larë çdo mëngjes, të pijë të paktën një gotë raki dhe ka debulesë të veçantë për një personazh të njohur shqiptar.

Ndreca: Ajo thotë që nuk shikoj nga sytë, por gjithë ditën rri duke qepur dhe perin në gjilpërë e vendos vetë. Nuk e di se çfarë do të shikoj më shumë.”

Ndreca rrëfën më tej se edhe ogranet e tjera si përshëmbull veshët i ka në rregull edhe pse shpeshherë gjyshe Bardhe thotë se nuk dëgjon.

Ndreca: Ajo është meraklie në kulm. Filxhanin e kafesë së saj nuk mund ta përdorë askush tjetër. Luga, piruni, thika, pjata janë të gjitha më vete ato që ajo përdor. Askush nuk i prek ato, sidomos gota e rakisë. Ajo thotë nuk pi, por dy gota në ditë i pi.

Gjyshe Bardhe i pëlqen shumë emisioni “E Diela Shqiptare” dhe në këtë ditë ajo nuk lë askënd të lëvizië televizorin në kanalet e tjera.

Ndreca: Ajo të do shumë ty dhe thotë pse më del veç të dielën ky Arditi. Por më shumë se ty, do një person tjetër. Ajo ka një dashuri të madhe për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ajo mendon që ai është personi më i mirë në botë, më i duhuri, më i drejti dhe po t’ia ofendosh me të prishesh.

Stafi i “E diela Shqiptare” sëbashku me Ndrecën i përgatitën gjyshe Bardhes një lojë sikur ish-kryeministri Sali Berisha do të bëhej president dhe Ndreca do të ndërrojë emrin me një emër tjetër duke e vendosur Edi.  Nënë Bardhe erdhi në studio dhe sigurisht që me vete kishte marrë edhe gotën e rakisë dhe nuk pranoi që të pinte nga gota, që i seriviri Ardit Gjebrea. Gjatë bisedës në studio u bë edhe “ndërprerja urgjente” e emisionit, për të ndjekur dy lajme të fundit të mbërritura në Televizionin Klan nga Drini Zeqo. Një ndër këto “lajme” ishte se Bujar Nishani ka dhënë dorëheqjen  si President dhe vëndin e tij do ta marrë Sali Berisha.

Ardit Gjebrea: I dëgjove lajmet? Berisha na u bë president.

Gjyshe Bardhe: Po, ishalla! Zoti e ruajtë! Jam shumë e lumtur se është shumë i mirë.

Ardit Gjebrea: Më thuaj emrin e një presidenti tjetër në Shqipëri?

Gjyshe Bardhe: Për zotin, nuk mbaj mend gjë. Vetëm Sali Berishën mbaj mend.”

Pas surprizës së “emërimit” si President të politikanit të saj të zemrës, nënë Bardhe nuk e di që nipi që ndodhet prapa murit do t’i drejtojë një kërkesë të vështirë. Ai do të ndërrojë emrin Ndrec, që e ka trashëgimi nga gjyshi me një emër tjetër Edi.

Ndreca: Nënë unë jam sot këtu për të të dhënë ty një mesazh. Në rradhë të parë dua të të falenderoj për përkujdesjen që kushtuar gjatë gjithë jetës për mua. Ti më ke plotësuar çdo dëshirë dhe nuk ma ke prishur kurrë, por sot dua të më japësh një bekim. Unë e di që kam emrin e gjyshit tim dhe të gjithë ishin të lumtur që kisha këtë emër. Edhe unë deri në një farë moshe isha mjaft i lumtur sepse nuk kisha asnjë pengesë. Por sot të gjithë nuk më afrohen, sidomos vajzat sapo dëgjojnë emrin tim Ndrecë. Ndaj dua ta ndërroj atë me një emër që e mban një personazh i njohur në Shqipëri, Edvin shkurt Edi.

Gjyshe Bardhe: E gëzofsh! Unë do të thërras Ndrecë. Këtë e ka fal Zoti, pse ta ndërroj emrin kot.

Ndreca: Dua të kem edhe unë sukses ashtu sikurse Kryeministri…

Gjyshe Bardhe: Ah jo, jo!

Ardit Gjebrea: S’të pëlqen emri Edi?

Gjyshe Bardhe: Jo nuk më pëlqen!

Ardit Gjebrea: Po ta vë emrin Sali se ai do ta ndryshoj emrin?

Gjyshe Bardhe: Po, Sali po! Sido që ta vendosë unë do ta thërras Ndrecë.

Në fund gjyshe Bardhes i treguan se e gjitha ishte një shaka për të, për ta mbajtur si një kujtim të bukur të jetës së saj. /tvklan.al

Next Post
Kolonjë, asgjësohen mbi 17 mijë bimë kanabis

5 mln euro/ Strategjia anti-kanabis, "luftë" nga malet deri tek dallgët e detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In