Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbajti fjalën e tij para mediave pas mbylljes së seancës së parë plenare që shënoi nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Në fjalën e tij, Basha tha se qeveria nuk ka interes për normalitet politik dhe llogaridhënie. Ndërsa përsëriti thirrjen ndaj presidentit Bajram Begaj për të kthyer mbrapsht ndryshimet për ngritjen e komisioneve hetimore duke i cilësuar si të njëanshme.
“Interesat e qeverisë nuk janë normaliteti politik, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës.
Sot kam një thirrje për presidentin e Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimroe si dhe të zhbëhen ndryshimet e njëanshme të rregullores”- u shpreh Basha./m.j