Rita Ora vazhdon të ndezë publikun në çdo paraqitje të saj. Së fundmi këngëtarja, është paraqitur e veshur kuq e zi, duke dhuruar një performancë të nxehtë në Boston të Shteteve të Bashkuara.
24 vjeçarja nuk i zhgënjeu fansat e shumtë të mbledhur për të në House of Blues. Ylli botëror me prejardhje shqiptare po shijon një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Body on me” në bashkëpunim me reperin Chris Brown, për të cilin u përfol se janë më shumë se kolegë.















