Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka rënë pre e një grabitjeje. Gjithçka ka ndodhur përmes mashtrimit dhe i dyshuari është financieri i këngëtares.Bëhet fjalë për një shumë mjaft të lartë prej 2.3 milionë paundësh të grabitura.
Por, mediat britanike kanë raportuar se këto para do t’i kompensohen nga kompania e sigurimit.
“Rita ka biznese të shumta në mbarë botën. Njëra nga kompanitë në të cilën ajo është aksionere, ishte viktimë e mashtrimit së bashku me disa kompani dhe individë tjerë. Por çfarëdo humbje që ka pësuar kompania që ka pjesë Rita Ora, do të kompensohen nga kompania e sigurimit”, ka thënë ndër të tjera avokati i këngëtares shqiptare, Graham Shear.
Edhe vitin e kaluar Rita ishte viktimë e plaçkitjes, ku i ishte vjedhur shtëpia në Londër dhe grabitësit i kishin marrë sende në vlerë 200 mijë dollarë./a.m.