Pas videos promo që këngëtarja Rita Ora ka realizuar për Fast & Furiuos 6, ku është në rolin e një stratueses së garës, ajo po përgatitet për një tjetër surprizë e cila pritet të bëhet e ditur me 25 Qershor dhe që do të prezantohet në Universal Studios Hollywood.
Por projektet e 24 – vjeçares nuk ndalen këtu, pasi në llogarinë Instagram ajo ka bërë me dije se do të sjellë shumë shpejt këngën e re të titulluar “Poison”. Ajo njofton të gjithë fansat e saj se përgjatë kësaj vere do të takohen në evente të ndryshme, duke dhuruar atmosferë.









