Ristrukturimi në Polici/ Havari flet hapur: Qeveria pati 8 vite kohë, u rikthyen drejtues që u larguan me ceremoni për korrupsion

Mithat Havari.1png

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari i ftuar në emisionin ”Frontline” të News24 është shprehur skeptik për ristrukturimin e paralajmëruar nga Rama.

Havari thotë se Rama ka pasur 8 vite kohë, dhe gjatë qeverisë së tij janë rikthyer drejtues që janë larguar më parë me ceremoni për korrupsion e zhvatje.

Ai kërkon një largim total të gardës së vjetër teksa konstaton se vettingu në Polici dështoi.

”Emërimet po e po që i bëjnë këta në kuadër të njohjes, mund të them vetëm kaq, dëgjova kryeministrin, nëse dal nga tema që do bëjë ristrukturim. Kjo temë është abuzive, janë 8 vite. Aty janë rikthyer drejtues që janë larguar me ceremoni, për korrupsion, zhvatje. Dhe kanë në varësi djem të ndershëm. Të bësh ristrukturim do të thotë, garda e vjetër të largohet e gjitha. Nuk kanë më asnjë lloj autoriteti dhe morali. U bë ai vettingu i famshëm, dështoi. Pashë një drejtues me brekë nëpër këmbë kaloi. Janë copë-copë. Mua më vinte turp të merrja repartin RENEA në kohën time, është detyra ime.
Në Berat, ndodhi një vrasje në Kozare. Dhe kisthe vrarë djalin e xhaxhait. Shkova unë, policët e trembur. Thirra të atin e dorëzova në Polici. Po ashtu në Kamëz, një dibran kishte vrarë një polic. Shkoi të fshihej tek e motra. Pse duhet të vijë RENEA? Dialogu, besimi që kanë ata, duhe ttë kenë besim tek drejtuesit. Ka qenë një drejtor në Tiranë, e pashë sot në një reagim, është copë-copë, të kaluar shumë blozë, por janë pelivanë, dhe i kanë qejf këta servilat.
Shkuan për të kapur një Lleshi, i dënuar për vrasje. Morën në operacion, mori ky tipi personin që kishte direkt konflikt me të, dhe ishte i armatosur me armën e policisë. Implikuan edhe Ministrin e Brendshëm të kohës. Dhe sot pacipë thotë fëmijët e politikanëve. E kam liruar nga detyra për akte rrugaçërie, rrugaç ordiner. Dhe del tani bëhet deputet, godet me grusht në Kuvend. Janë copë-copë dhe shoqëria shqiptare është ,kur thua ristrukturim jo vetëm Policia, por shoqëria. Rama tha që janë larguar 600 tatimorë, hajduta, janë zëvendësuar me 600 të tjerë. ”- tha Havari. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com